Ismet Bexheti publikon këngën kushtuar dëshmorit Kombit Ibrahim Uruqi – Hushi

E publikuar: 15/06/2024 05:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Ismet Bexheti ka realizuar së fundmi edhe një projeket muzikor përmes së cilit i këndon dëshmorit, Ibrahim Uruqi – Hushi.

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Qytetit të Gjilanit më 15 qershor, këngëtari Ismet Bexheti ka publikuar një këngë të veçantë kushtuar dëshmorit të kombit, Ibrahim Uruqi – Hushi.

Tekstin e këngës e ka bërë Agon Nimani, ndërsa muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Dritëro Shaqiri – Olti Production.

Kënga, e cila është punuar nga Olti Production, është interpretuar në mënyrë fantastike nga këngëtari Bexheti, duke sjellë emocion dhe respekt të thellë për heroizmin e Ibrahim Uruqit.

Dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi-HUSHI, ra në altarin e lirisë në lagjen e Bullovit në Marec me 21 prill të vitit 1999, për të mos vdekur e harruar kurrë.

Sot me shumë krenari e nostalgji për këtë trim të kombit shqiptar, emrin e tij e mbajne edhe rrugë në Gjilan e shkolla fillore ne Bresalc.

I lart është çmimi i lirisë, ai lahet me gjak për të jetuar gjeneratat e ardhshme në liri. Lavdi, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dëshmorit të kombit, Ibrahim Uruqi-Hushit.

Linku i muzikes: