ISIS kërcënon se do të vras 100 ushtarë amerikanë

E publikuar: 22/03/2015 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA po heton një kërcënim të pretenduar nga ISIS në internet, se do të vrasë 100 ushtarë amerikanë të cilët kanë luftuar kundër tyre.

Në internet janë publikuar lista me emrat dhe fotot së bashku me thirrjen se ata do të vriten.

Grupi i cili identifikohet si ‘Hacking Division’ nga ISIS thotë se personat në listë kanë marrë pjesë në misionet e SHBA-së kundër ISIS, ndërsa do të paguajnë për këtë.

Një burim tha për BBC se po verifikohen të dhënat, ndërsa janë kontaktuar edhe personat të cilët gjenden në listë.