ISIS-i humbet bastionin kryesor në Irak

31.03.2015 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
ISIS-i humbet bastionin kryesor në Irak

Forcat ushtarake irakiane kanë marrë qytetin e Tikritit, bastionin i xhihadistëve të ISIS-it prej disa muajsh.

Pas shumë betejash të përgjakshme e sulmesh ajrore të udhëhequra nga ndërkombëtarët, lufta për të rimarrë vendin ku dikur ishte fshehur Sadam Hyseini ka përfunduar.

Sipas medieve ndërkombëtare, qindra ekstremistë besohen të jenë të fshehur në një kompleks pallatesh në veri të qytetit, në pritje për të ndryshuar fatin e Tikritit, transmeton “Shekulli”.

“Forcat tona të sigurisë kanë arritur në qendër të Tikritit, duke e çliruar thuajse nga të gjitha anët. Tashmë kemi një kontroll të plotë të të gjithë qytetit, duke përfshirë këtu edhe ambientet qeveritare, selinë e guvernatorit, si edhe spitalin kryesor”, tha kryeministri Haider al-Abadi.

Qyteti i çliruar nga terroristët është shkatërruar thuajse plotësisht dhe gati gjysma e popullsisë kanë braktisur banesat e tyre.

Por forcat irakiane të sigurisë i druhen faktit se në trupat e viktimave, xhihadistët mund të kenë vendosur eksplozivë.

Sipas disa zyrtarëve të sigurisë irakianë se militantët kanë vendosur dhjetëra bomba edhe në rrjetin e tuneleve nëntokësore, si dhe nëpër bunkerë.

Tikriti është një pikë kyçe në Lindjen e Mesme, zonë kjo e mikluar shumë edhe nga xihadistët, pasi shërben si urë lidhëse me Bagdadin.

Përkrah forcave irakiane në këtë betejë ka qenë ushtria amerikane me avionët e saj nga ajri, duke bombarduar pikat kryesore të militantëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump: ShBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

Trump: ShBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste