Militantët e ISIS kanë ekzekutuar publikisht 19 femra duke i djegur ato të gjalla në Mosul, Irak.
Gratë u dogjën për vdekje në kafaze hekuri sepse ato refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale me luftëtarë të ISIS.
“U ndëshkuan pasi refuzuan të bënin seks me militantët e ISIS”, tha Abdullah al-Malla, një aktivist i medias lokale.
Një dëshmitar okular në Mosul tha: “19 vajzat u dogjën për vdekje, ndërkohë që qindra njerëz po shikonin. Askush s’mundi të bënte asgjë që t’i shpëtonte ato nga dënimi brutal.”
Mijëra gra janë zënë rob kur ISIS mori kontrollin e Sinjar, në veri-perëndim të Irakut, në gusht të 2014-ës.