Ishte i kërkuar nga Policia, arrestohet në sheshin e Prishtinës

E publikuar: 29/12/2023 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka arrestuar një person të kërkuar, dje pasdite.

I njëjti është kapur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet dhe me urdhër të gjyqtarit është dërguar në mbajtje.

“Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti me urdhër të gjyqtarit kompetent është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e PK-së.