Ish-presidenti Rugova: Po, ka patur dhe krime të shqiptarëve ndaj serbëve!

12.08.2015 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ish-presidenti Rugova: Po, ka patur dhe krime të shqiptarëve ndaj serbëve!

Duke përgatitur tekstin e një materiali ‘Retro’, referuar librit “Burimet e një katastrofe” e ish-ambasadorit amerikan në periudhën e fundit të Jugosllavisë, Warren Zimmermann, (edhe i fundit ambasador i shtetit të Titos bazuar në kredon e Bashkim – Vëllazërimit ), hasëm në një frazë të pazakontë të ish-presidentit Rugova (i ndjerë tashmë), të cilën mund ta lexoni në vijim:
“Gazetarët amerikanë më kishin paralajmëruar që të mos besoja gjithçka që do të dëgjoja në Kosovë, kështu që vendosa t`i bëja Rugovës një provë të së vërtetës. Duke përmendur shkeljet e serbëve kundër shqiptarëve, për të cilat kurrë zyrtarët serbë nuk kishin pranuar gjë, e pyeta se si ishin trajtuar serbët nga ana e shqiptarëve, kur kishin pasur gjë në dorë përpara periudhës së Millosheviçit. “Për fat të keq, – u përgjigj ai pa mëdyshje, – janë kryer shumë krime kundër serbëve.” f.80

Siç shihet, nuk shtjellohet më tej se për cilën periudhë konkrete bëhet fjalë kur shqiptarët paskan kryer krime ndaj serbëve. “Periudha para Millosheviçit”, përfshin dhe periudhën e afërt para ardhjes së tij në pushtet, por nuk ka si besohet që në kushtet e ish-Jugosllavisë, ku edhe pa Millosheviçin në skenën politike shqiptarët ishin në pozita inferiore, ata të kishin dorë të lirë për të bërë krime ndaj serbëve.

Mund të aludohet për periudhën 500-vjeçare të perandorisë otomane, por as atëherë nuk ka gjasë të ketë ndodhur kjo, derisa nuk ekzistojnë as akte të dokumentuara e as dëshmi gojore, përfshirë dhe faktin se nën qeverisjen otomane ndjenjat nacionale apo etnike nuk kanë qenë në plan të parë, apo se serbë e shqiptarë nuk kanë patur asnjë arsye për t`u hakërryer me njëri-tjetrin nga vetë struktura politike dhe shoqërore e perandorisë.

Atëherë për çfarë periudhe është fjala kur shqiptarët paskan ushtruar dhunë mbi serbët deri në krime?

Një situatë e nxehtë sa i përket acarimit të marrëdhënieve etnike ka qenë dhe ajo e periudhës së Luftës së II Botërore, kur kemi dhe precedentin e regjimit ustash (kolaboracionist) në Kroaci që vërtet ka ushtruar dhunë ndaj serbëve. Në këtë periudhë, edhe shqiptarët e Kosovës e panë veten sakaq në pozita të favorshme me krijimin e Shqipërisë së Madhe nën regjimin fashist e më pas atë nazist. Por krimet e përfolura të shqiptarëve ndaj serbëve në këtë periudhë nuk kanë patur karakter shtetëror. Flitet se ato kanë qenë akte të veçuara sporadike, të ndërmarra nga persona apo grupe të caktuara kosovarësh në një kontekst të caktuar zhvillimesh dhe të motivuara privatisht. Pra ky është dallimi mes krimeve serbe me ato shqiptare: të parat kanë patur gjithnjë frymëzim shtetëror, ndërsa të dytat jo. Dhe kjo dallohet në faktin se krimet serbe janë lehtësisht të dokumentuara, ndërsa ato të shqiptarëve shumë vështirësisht.

Tjetër aspekt që duhet marrë në konsideratë tek përgjigja e të ndjerit Rugova është lloji i përgjjigjes ndaj pyetjes delikate të Zimmermann-it, nëse ka qenë përgjigje e natyrës historike apo politike & diplomatike. Ne duhet të besojmë që ka qenë e dyta, pasi dhe biseda mes tyre ka patur karakter diplomatik e jo historik. /tesheshi

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK