Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Rama-Hajrizi ka të kursyera në bankë mbi 6 milionë euro

E publikuar: 29/06/2021 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të shumtë publik të Kosovës tashmë kanë të zyrtarizuar pasurinë e tyre.

Në kuadër të deklarimeve në Agjencinë Kundër Korrupsionit pasurinë e saj e ka deklaruar edhe ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi.

E njëjtë doli të ketë një shumë të madhe të parave të cilat i ka të deponuara nëpër banka.

Rama-Hajrizi në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2021 në cilësinë e kryetares së Kushtetueses, ka deklaruar se ka të kursyera në njërën bankë 6, 341,984.00 euro.

Kurse në një bankë tjetër, e njëjta posedon 3 mijë euro.