Ish-inspektori i AKI-së: Ilir Mirena edhe Berat Buzhala duhet ta padisin Rilind Gërvallën

E publikuar: 26/11/2024 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, ka thënë se i duket i pabesushëm versioni i deklarimit të Rilind Gërvallës, drejtorit të RTK-së, në një audio-incizim të publikuar nga “Paparaci”, ku kishte pohuar se dikush nga AKI-ja i kishte dhënë informacione për lajmin e publikuar nga mediumi i dyshimtë boshnjak “Slobodna Bosna”, lajm i cili implikonte dy media kosovare se janë nën ndikimin e pushtetit në Serbi.

Në Rubikon të Klan Ksoovës, Sopjani ka pohuar se pronarët e mediave kosovare që janë akuzuar në këtë artikull, të cilin e kishte cituar RTK-ja, duhet të ushtrojnë kallëzim penal ndaj Rilind Gërvallës, drejtor në RTK.

“Këtu e kemi një problem shumë të thjesht, sa e shoh unë storja e tij ka vrima, e para është se mua më duket e pabesueshme që një zyrtar i AKI-së të shkojë e të marrë pjesë në një seminar në Bosnjë Hercegovinë në një shtet që ne nuk kemi bashkëpunim. Kjo mua më duket shumë pak e besueshme versioni i tij se si ai thotë se ia ka dhënë ai zyrtari i AKI-së se paska qenë në Bosnje”.

“Unë pajtohem se ka implikime të veprës penale nga Rilind Gërvalla, në këtë storje nuk ka përfshirje të AKI-së në asnjë moment, ne mundemi me supozu gjithçka, ne mundemi me bë me gisht vetëm në RTK, dhe në përgjegjësit e RTK-së që e kanë lëshuar atë lajm”.

Duhet të bëhet një kallëzim penal në prokurori për keqpërdorim të detyrës zyrtare sepse detyra zyrtare keqpërdoret edhe kur i shkaktohet dëm dikujt. Palë e dëmtuar në këtë rast supozohet se është Berat Buzhala dhe Ilir Mirena, dhe duhet të shkojnë në prokurori dhe të bëjnë kallëzim penal”, ka thënë Sopjani.