Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Vuçiq po e tregon fytyrën e vërtetë

E publikuar: 02/03/2023 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, rreth propozimit të BE-së, ku tha se është gati të negociojë planin e zbatimit, por nuk do ta nënshkruaj atë.

“Vuçiq po e tregon fytyrën e tij të vërtetë! Asnjë lëvizje përsëri në shesh. Shpresoj tani presion real mbi regjimin [në Serbi] pasi tani përsëri pothuajse të gjitha shpresat u prishën. Këtë herë ata nuk duhet të trajtohen përsëri me doreza mëndafshi, por të kenë frikë nga më e keqja duke parë përvojën e kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, Vuçiq, dy ditë pas marrëveshjes për planin evropian, kishte deklaruar se nuk do ta lejojë Kosovën të anëtarësohet në OKB, duke shkelur kështu pikën katër të planit evropian, ku thuhet se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.