Lajmet

Ish-aktivistja e VV’së Ajnishahe Halimi: Boiken Abazi është i rrezikshëm dhe kriminal

18.03.2016 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Të rrezikshëm dhe kriminal, kështu e përshkruan ish-aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Halimi, Boiken Abazin – zyrtarin e VV’së nga Shqipëria që të enjten u deportua në vendlindje.
Ajnishahe Halimi e cila ka kohë që për shkak të pakënaqësive është larguar nga Partia e Visar Ymerit, ka folur për Gazetën Express për shtetasin shqiptar Boiken Abazi, që është sekretar për marrëdhënie me jashtë në LVV.

“Ky ka qenë personi kyç i cili ka urdhëruar që të shuhen të gjitha strukturat e partisë dhe të kalohet në veprimtaritë kriminale sikur është djegia e të gjitha institucioneve të shtetit”, ka thënë Halimi duke komentuar depërtimin e Abazit.

Tutje, Ish-kandidatja e VV’së për Kryetare të Skenderajt, haptazi tregon se në të njëjtën vijë me Bojken Abazin janë edhe dy shtetasit tjerë shqiptarë, zyrtarë të kësaj lëvizje, Dejona Mihali dhe Arber Zajmi, të cilët sipas Halimit marrin rroga të majme nga Partia për të ideuar veprimet e tyre të rrezikshme.

“Por nuk është i vetmi aty si veprimtar i dyshuar. Hiq me pak te rrezikshëm janë edhe Dejona Mihali dhe Arber Zajmi! Roli i tyre po ashtu është kyç në këtë parti. Marrin diku rreth 1200 euro rrogë dhe hartojnë programe për krijimin e shtetit të trete”, tha për Gazetën Express, Ajnishahe Halimi, që bashkë me disa të pakënaqur tjerë me VV’në kanë krijuar “Fraksion +”.

Boiken Abazi u deportua të enjten, një ditë pasi u arrestua nga Policia e Kosovës. Në urdhëresën për deportimin e tij, Abazit i ndalohet hyrja në Kosovë gjatë dy viteve të ardhshme. /GazetaExpress/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart