Isa Mustafa s’ndalet, vazhdon përplasjen dhe shantazhin ndaj të “rebeluarve”

19.03.2015 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Isa Mustafa s’ndalet, vazhdon përplasjen dhe shantazhin ndaj të “rebeluarve”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryeministër i vendit, Isa Mustafa nuk e ka ndërmend që të ndalet në raport me deputetët e “rebeluar”. Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se Isa Mustafa u ka thënë këtyre deputetëve se pas muajit maj, gjegjësisht pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshmë në parti, më nuk do të ketë kaq liri në këtë parti.
“Deri në muajin maj lejohet me fol. Pas përfundimit të zgjedhjeve në parti, më nuk do ta duroj asnjë, kushdo që del kundër ec prej partie”, me këto fjalë u është drejtuar Isa Mustafa deputetëve të LDK-së, më datë 26 shkurt.
Një burim i Gazetës Blic, i cili ka qenë prezent në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, i cili u ftua me kërkesë të liderit të LDK-së, Isa Mustafa është treguar shumë i ashpër në gjuhën e tij ndaj deputetëve që e kishin votuar kundër.
Ja pse u përplas Isa Mustafa me të rebeluarit më 26 shkurt
Përplasja ndërmjet Mustafës dhe deputetëve të rebeluar ndodhi kur u diskutua për kërkesën e deputetëve të opozitës për hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës.
Kryetari Mustafa na thë se “nuk e kemi nënshkruar një kërkesë të tillë kur kemi qenë në opozitë e po e nënshkruajmë tash, që jemi në koalicion me PDK-në”.
Disa nga grupi i deputetëve të LDK-së që po konsiderohen si të “rebeluarit” i thanë Mustafës se atëherë nuk i kemi pasur votat për formimin e komisionit hetimor, ndërkaq, tani i kemi.
“Për më tepër kjo nuk është kërkesë e Vetëvendosjes, por kërkesë e një grupi deputetësh”, i thanë disa nga deputetët e pakënaqur me koalicionin me PDK-në Isa Mustafës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mustafës, i cili në prezencë të të gjithë deputetëve i kërcënëoi, se “kushdo që e nënshkruan, përjashtohet nga partia dhe nga grupi parlamentar”.
Sipas këtij burimi, e gjithë kjo ka ndodhur në pauzën e seancës plenare të 26 shkurtit, kur kryeministri Mustafa kërkoi mbledhje të grupit parlamentar.
Sikurse edhe dihet, pikërisht retorika e ashpër që Mustafa e kishte përdorur ndaj SHIK-ut e solli atë në krye të LDK-së.
Megjithatë, duket se ky kërcënim i Isa Mustafës nuk u morë edhe shumë për bazë nga një pjesë e këtyre deputetëve.
Vjosa Osmani, Arben Gashi, Armend Zemaj, Doruntinë Maloku dhe Adem Salihaj e kanë nënshkruar kërkesën për formimin e një komisioni për të hetuar veprimtarinë e SHIK-ut.
Edhe pse ishin mbledhur 39 nënshkrime për hetimin e SHIK-ut, tërheqja e Blerim Shalës dhe Melihate Tërmkollit, bëri që këtë kërkesë ta mbështesin vetëm 37 deputetë, që e pamundëson procedimin e mëtutjeshëm të kësaj kërkesë, pa i pasur 40 vota.
Luftë e ashpër për kreun e partisë
Ndërkohë, sipas këtij burimi, Isa Mustafa nuk do të lejoj që zgjedhjet në parti të zhvillohen sipas parimit një anëtar një votë. “Nuk do të shkohet sipas këtij parimi. Isa Mustafa e ka të qartë se në teren nuk ka edhe shumë përkrahje, për shkak të hyrjes në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, tha ky burim.
Sipas këtij burimi, Mustafa cdo ditë ka takime me përfaqësues të degëve dhe nëndegëve e të partisë, duke lobuar për t’i fituar edhe njëherë votat për të marrë partinë.
“Mustafa ose ju premton vende pune, ata që janë në punë i kërcënon se nëse nuk do ta përkrahin do t’i largoj. Shumë të tjerë po i sistemon nëpër institucione. Thjesht, Mustafa është duke punuar intensivisht që ta rimarrë edhe për një mandat timonin e partisë”, tha ky burim.
Ndërkohë, deri më tani e vetmja që ka dalë publikisht se mund t’i hyj garës për kryetar të partisë, është Vjosa Osmani, e cila është deputetja e dytë me votuar në LDK dhe deputetja femër më e votuar në Kosovë. / Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve