IS përdor gaz helmues kundër kurdëve në Siri dhe Irak

18.07.2015 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
IS përdor gaz helmues kundër kurdëve në Siri dhe Irak

Grupi militant Shteti Islamik ka përdorur gaz helmues në sulmet në fund të qershorit, në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri dhe Irak, ka thënë milicia kurde dhe grupi monitorues sot.

Dy organizata me seli në Mbretërinë e Bashkuara, të cilat kanë hetuar sulmet, kanë konfirmuar se militantët e Shtetit Islamik kanë përdorur armë kimike kundër forcave kurde dhe civilëve në Siri dhe Irak.

Ata thanë se agjentët kimikë janë përdorur gjatë sulmeve kundër kurdëve në Peshmerga më 21 dhe 22 qershor.

Forcat kurde janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, të cilët po dëshirojnë që të ndërtojnë “kalifat”.

Milicia kurde YPG në Siri tha se grupi militant kishte hedhur “predha kimike të improvizuara” më 28 qershor, në zonat e kontrolluara nga ta në qytetin Hasaka dhe në pozicionet e kurdëve në qytetin Tel Brak në Siri.

Ky është sulmi i parë i tillë i Shtetit Islamik kundër kurdëve ka thënë zëdhënësi i milicisë Redur Xelil.

Lloji i kimikatit që është përdorur akoma nuk është përcaktuar saktësisht, ka thënë ai, duke shtuar se asnjëri nga luftëtarët kurdë nuk ka vdekur nga helmimi i gazit, pasi që ata ishin dërguar shpejt në spital.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është në dijeni të raporteve se janë përdorur armë kimike por është duke pritur për informacione më të detajuara.

“Ne vazhdojmë t’i monitorojmë këto raporte nga afër”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë nga Këshilli për Siguri Kombëtare, Alistair Baskey.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se gjithashtu kanë dokumentuar përdorumin e gazit helmues nga militantët e Shtetit Islamik, gjatë sulmeve të tyre në fshatërat afër Tel Brak më 28 qershor.

Në raport gjithashtu thuhet se 12 luftëtarë kurdë i janë ekspozuar gazit helmues, transmeton rel.

Vëzhguesi Sirian gjithashtu ka njoftuar se ka marrë raporte se gaz helmues është përdorur edhe në sulmet në qytetin Hasaka por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë