IPKO tani lidhet edhe me AMC në Shqipëri

10.07.2015 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
IPKO tani lidhet edhe me AMC në Shqipëri

Përdoruesit e IPKO-s tani e kanë mundësinë e zgjedhjes edhe të operatorit mobil AMC për tu lidhur me internetin e shpejtë në mobil në gjithë Shqipërinë, pa e ndryshuar pakon e tyre unike të internetit në mobil që vlen për Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, dhe pa paguar asgjë më shumë.
“Në periudhën më të frekuentuar të vitit, IPKO e ka pasuruar edhe më tej pakon e saj të internetit në mobil për pushimet verore në Shqipëri. Tani, përdoruesit tanë e kanë lirinë e zgjedhjes edhe të operatorit AMC për qasje në internetin më të shpejtë në mobil, nga çdo cep i Shqipërisë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO. “Pakoja e vetme e internetit në mobil që është e shtrirë në katër shtete njëkohësisht, tani po ofron edhe më shumë, pa kërkuar asgjë më shumë nga përdoruesit”.

Lidhja në rrjetin e AMC për internetin në mobil është shumë e thjeshtë. Pas aktivizimit të ndonjërës prej pakove të ofruara, përdoruesit duhet vetëm manualisht ta bëjnë zgjedhjen e operatorit AMC për roaming, i cili do të shfaqet menjëherë pas hyrjes në Shqipëri, dhe më pas të vazhdojnë ta përdorin internetin e shpejtë në mobil, sikurse bëjnë në gjithë Kosovën me IPKO.

IPKO është operatori i parë dhe i vetëm që e ofron një pako të vetme të internetit në mobil e cila mund të përdoret në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni, ndërsa megabajtët e mbetur të pakos më pas mund të përdoren edhe në Kosovë.

Përdoruesit mund të zgjedhin ta aktivizojnë pakon ditore, javore ose atë mujore të internetit në mobil, dhe ta përdorin atë sikurse bëjnë në shtëpi. Aktivizimi i pakos ditore mund të bëhet duke thirrur numrin *478*1#, ndërsa për pakon mujore duhet shtypur *478*2#. Pakoja mujore me 4GB internet mund të aktivizohet duke thirrur *478*3#.

Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO mund ta zgjedhin operatorin AMC ose Eagle Mobile për qasje në internetin në mobil. Në Maqedoni duhet zgjedhur operatorin ONE, ndërsa për Malin e Zi duhet zgjedhur operatorin m: tel.

IPKO ofron mundësitë më të mira për roaming me rajonin apo edhe shtetet tjera evropiane, si dhe është operatori me numrin më të madh të partnerëve ndërkombëtar për roaming, në të gjitha kontinentet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)