Një zyrtar policor është arrestuar mbi dyshimin për ngacmim seksual të enjten mbrëma në Pejë nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
IPK-ja ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.
“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka thënë IPK në njoftim.