Investitoret bullgar kërkojnë treg në Kosovë

07.07.2015 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Investitoret bullgar kërkojnë treg në Kosovë

Një delgacion i biznesve nga Bullgaria, kanë vizituar Zyrën e Komunitetit të Biznesit-Kuvendi i Kosovës, ku janë pritur nga kryesuesi Agim Shahini, nga i cili janë njoftuar rreth mundësive, legjislacionit dhe gjërave të tjera për investime.

Investitorët nga Bullgaria u interesuan për mundësitë e invetsimeve në fusha të ndryshme si në atë të ndërtimtarisë, infrastrukturës, në ujëra të zeza, energji, riciklimi i mbeturinave e sfera tjera dhe të cilët kërkojnë bashkë investitorë vendës.

Agim Shahini, kryesues i Zyrës së Komunitetit të Biznesit të Kuvendit të Kosovës, i informoi mysafirët për rëndësinë e funksionalizizimit të kësaj zyre, si model i ri në Evropën Jugëlindore, e cila bashkon dhe rrit dialogun ndërmjet komunitetit të biznesit dhe deputetëve për të mirën e vendit.

“Zyra e Komunitetit të Biznesit dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, janë të interesuar që të thithin sa më shumë investitorë të jashtëm, të cilët vijnë për përfitime në Kosovë dhe kur të kthehen të jenë të kënaqur me interesin”, tha Shahini.

Ai i njoftoi mysafirët se është duke u bërë një reformë e dobishme ligjore për lehtësira të bërjes së biznesit, zhvillimit ekonomik ku edhe është duke u ndryshuar edhe Ligji për Investimet dhe ligjet tjera.

“Gjendja e ekonomike në Ballkanin perëndimor është duke u vështirësuar nga pengesat më shumë byrokratike, e këto po vështirësohen me tarifa të rënda politike, që në shumicën e rasteve po ndikojnë në uljen e interesimit të investitorëve në tërë regjionin. Kjo ëhstë e dëmshme për të gjitha palët, sidomos për bizneset të cilat janë të kufizuara për shkak të paqartësive që i prodhojnë disa lider politik kundër ndonjë vendi të caktuar”, tha Shahini.

Sipas tij Kosova është treg i hapur, liberal për investime dhe pa pengesa për askndë dhe në kuadër të saj legjislacioni i Kosovës po bënë ndryshime në ligjet që kanë të bjënë me lehtësira për investitorët e potencial.

Vendi ofron potencial të jashtëzakonshëm njerëzor dhe shumë të aftë për punë dhe që janë asetë shumë i rëndësishëm për investimet e huaja.

“Zyra e Komunitetit të Biznesit në Kuvendin e Kosovës sikur AKB-ja dhe asociacionet tjera do të jenë në shërbim të të gjithë komunitetit të biznesit dhe investitorëve që do të vijnë në Kosovë”, tha kryesuesi i zyrës.

Georgi Georgiev, kryesues i delegacioni nga Bullgaria, tha se janë në Kosovë për të shikuar mundësitë për investimeve në fusha të ndryshme, duke nisur në ndërtimtari, infrastrukturë, në ujëra të zeza, energji, riciklim të mbeturinave e tjera.

Ai kërkoi bashkë investitorë në këto fusha në përqindje të barabartë me bizneset nga Kosova, e që kompania Fazita ishte njëra nga kompanitë që i ofroi një mundësi për të bashkë invetsuar.

Vizita e delegacionit bullgar u ndërmjetësua edhe nga Ambasada e Kosovës në Bullgari.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë