“Integrimi ynë për jetë a vdekje”, Rama: Shkatërruam drejtësinë e vjetër, s’kam mbrojtur askënd

E publikuar: 19/07/2022 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Rama e vuri theksin te zbatimi i reformave në vend dhe veçanërisht reformës në drejtësi.“Integrimi i plotë në Evropë për popullin shqiptar është një çështje për jetë a vdekje. Edhe pse u refuzuam për tre vite me radhë ne i vazhduam reformat tona, veçanërisht reformën në drejtësi.

Natyrisht ka më shumë për të bërë por themelet për një sistem drejtësie të drejtë dhe të pavarur janë vendosur, Këto vite na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.Rama tha sot në Bruksel se Shqipëria vjen në këtë Konferencë të Parë Ndërqeveritare me drejtësi të re.

“Ne shkatërruam të gjithë pallatin e drejtësisë së vjetër dhe kemi ndërtuar një drejtësi të re. Sot as teserat as paratë nuk mund t’iu mbrojnë më. Barazia përpara drejtësisë është e mundshme këtu. Unë qëndroj këtu si lideri i një maxhorance i zgjedhur në mënyrë demokratike që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe nuk ka përdorur asnjëherë shigjetën e pushtetit për të ndryshuar rrjedhën e drejtësisë ndaj dikujt dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën e vendit tim”, tha ai.