Informatë e rëndësishme rreth 4G-së për disa prej përdoruesve të iPhone

E publikuar: 11/06/2019 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas implementimit të procesit më kompleks të kodit shtetëror të Kosovës, një numër i kufizuar i përdoruesve të telefonave iPhone, po hasë në vështirësi të lidhen me rrjetin 4G.

IPKO po zhvillon komunikim në baza ditore me kompaninë Apple në sanimin e këtij telashi sa më shpejtë që të jetë e mundur. Inxhinierët e Apple po punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, së bashku me ekipin tonë.

Mungesa e rrjetit 4G në disa pajisje telefonike iPhone, ka të bëjë me reagimin e pajisjes drejt rrjetit të ri. Përderisa pjesa tjetër e konsumatorëve, përdorues të Androidit si dhe përdoruesit tjerë të telefonave iPhone, të cilët nuk janë të prekur nga këto vështirësi, tashmë veç janë të lidhur me rrjetin 4G. Ndërkohë, konsumatorët e afektuar mund të lundrojnë në rrjetin 3G, kudo që është i disponueshëm.

IPKO falënderon të gjithë konsumatorët e saj për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm.