Lajmet

INDEP: Energjia e ripërtëritshme, shtylla kryesore e tranzicionit energjetik në Kosovë

23.06.2026 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
INDEP: Energjia e ripërtëritshme, shtylla kryesore e tranzicionit energjetik në Kosovë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka prezantuar raportin “Krijimi i një Kornize të Nivelit Investues për Energjinë e Ripërtërishme në Kosovë”, ku edhe u theksua se energjia e ripërtëritshme është një nga shtyllat kyçe në agjendën e gjelbër, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqësi i hulumtimit në Institutin INDEP, Dardan Abazi theksoi se Kosova ka energjinë nga linjiti, por gjithnjë e më shumë po kërkohet që të kalohet tek burimet e ripërtritshme.

“Tema për të cilën do të diskutojmë sot është energjia e ripërtëritshme. Është një nga shtyllat kyçe në pjesën e energjisë në agjendën e gjelbër, që është edhe shtylla e parë e dekarbonizimit. Ky sektor është, le të themi, sektori kyç në procesin e tranzicionit energjetik, sepse Kosova, siç e dini, për një kohë të gjatë dhe në bazë e në shtylla të themeleve të sistemit të vet energjetik, ka energjinë nga linjiti, ndërkohë që kërkohet që gjithnjë e më shumë të kalojmë tek burimet e ripërtëritshme, tek burimet të cilat do t’i sjellin Kosovës edhe energji më të pastër, edhe mbrojtje të mjedisit, edhe integrim më të shpejtë, por edhe, le të themi, një sistem energjetik fleksibil, të hapur, konkurrues, i cili do të jetë bazë për integrimin e mëtejshëm në tregun rajonal”, shtoi ai.

Kurse, Zanfina Kabashi, eksperte e hartimit të raportit tha se sfidë për Kosovën është nëse kjo e  fundit mund të krijojë një treg që mundëson, që projektet serioze të financohen dhe të lëshohen në punë.

“Në vitin 2024 Kosova i ka pas 281 megavat në operim edhe sot është në proces mi shtu edhe rreth 70 megavat kapacitet tjetër, mirëpo ato ende nuk janë lëshuar në punë. Prej trageteve që janë vendos prej strategjisë për energji i kemi 1600 megavat që priten me qenë online do të thotë prej 1600 i kemi 281 që për momentin i kemi online, e që kjo tregon që ekziston një gep shumë i madh prej targeteve që i kemi vendos ne si vend edhe është një diskrepanc shumë e madhe në aspekt të zbatimit”, ka thënë ajo.

“Kjo tregon se sfidë në Kosovë është jo me qit target se targeti është i mirë edhe është mirëprit prej krejt akterëve të industrisë, mirëpo sfida e vërtetë është nëse Kosova mundet me mbërri me kriju një treg i cili mundëson që projektet serioze me u financu edhe me u lëshu në punë. Pse ka rëndësi me ndodhë qeky sen? Është se sistemi jonë është ende shumë i varur prej gjenerimit në linjit edhe në kohën kur Kosova varet shumë prej importit ose gjatë dimrit varësisht prej mënyre si hargjon energji ka kufizime të rrjetit, kufizime teknike edhe ka nevojë në rritje për dekarbonizim të tregut, që i bjen që t’i duhesh me kriju një sistem që me i tejkalu këto probleme. Energjia e ripërtritshme është një zgjidhje, dhe një prej shtyllave kryesore e cila i dreson se cilat prej këtyre sfidave që tregu jonë përballet me to. Por, kapacitet e reja nuk zhvillohen në shkallë të madhe veç pse ekziston orë me diell ose ka resurse të erës, apo ka mbështetje politike. Ka edhe disa faktorë që duhet me i marr parasysh për me mujt me i mbërri këto kapacitete, e kjo është kur ka kapital financiar i cili implementohet në Kosovë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, Miftar Nika, nga Ministria e Ekonomisë ka deklaruar se është paraparë rritje e kapaciteteve të reja deri në vitin 2031.

“Në kuadër të kësaj, do të thotë, është paraparë një rritje e kapaciteteve të reja deri në vitin 2031, siç e cekëm edhe më herët, 600 megavat energji solare, 600 megavat nga era dhe 100 megavat prosumer. Ndërsa pjesa e hidro nuk është e trajtuar për shkak se, ku Kosova siç e dini ka burime ose pasuri më të kufizuara të ujërave, dhe është trajtuar më herët, janë ndërtuar ato pjesa e hidrocentraleve më herët. Ku kapaciteti i burimeve të ripërtritshme tash, do të thotë sillet dikur rreth 300 megavat, ndërsa te prosumerët është diku rreth 34 megavat kapacitet që kanë marrë autorizime, dhe një pjesë e tyre janë të instaluara”, ka thënë ai.

“Sa i përket, do të thotë, kalimit nga mbështetja, do të thotë, më herët siç ka qenë përmes tarifave tash, mbështetja është përmes ankandeve për zhvillimin e burimeve të ripërtritshme , sepse deri në vitin 2021 kanë qenë të mbështetur përmes tarifave, ku ka qenë një çmim i caktuar. Ndërsa tash për shkak të ofertave konkurruese është paraparë, në bazë të direktivës së re dhe ligjit që është transportuar, direktiva e burimeve të ripërtritshme me ligjin për promovimin e burimeve të ripërtritshme, edhe është filluar me ankandin, është përgatitur, do të thotë, çështja ligjore edhe është filluar me këtë pjesë, përmes ankandeve. Ankandi i parë ka qenë, ankandi solar që pritet, do të thotë, është në fazën e fillimit të ndërtimit. Është filluar edhe me ankandin e erës, që edhe në këtë pjesë, do të thotë, ka qenë e paraparë diku 100 deri në 150 megavat, mirëpo për shkak të reaksioneve të ndryshme, atëherë është paraparë 50 deri 100 megavat ankandi i erës me qenë i pari, edhe do të vazhdohet, do të thotë, edhe me ankandet e tjera”, ka deklaruar Nika.

Ai, ka treguar se tash burimet e ripërtitshme po trajtohen vetëm përmes ligjit për promovimin e burimeve të ripërtritshme, e jo siç ka ndodhur më herët përmes ligjit të energjisë.

“Siç e dini edhe më herët, do të thotë, burimet e ripërtritshme janë trajtuar përmes ligjit të energjisë, energjisë elektrike apo rregullatorit, ndërsa tash trajtohet veçmas vetëm përmes ligjit për promovimin e burimeve të ripërtritshme. Ndërsa aspekti i lejeve, do të thotë, edhe procedurat e aplikimit, është një udhëzues, udhëzuesi administrativ ku paraqet të gjithë procedurën se si me me aplikuar, edhe në cilat institucione çfarë leje me marrë. Për shembull, po marr një shembull te lejet për vetë-konsum, do të thotë, për kapacitetin familjar do të thotë deri në 7 kilovat, ndërsa te bizneset lejohet mbi 7 kilovat”, ka thënë ai.

E, profesori dhe përfaqësues i një biznesi privat, Bekim Maloku, ka propozuar krijimin e një kornize kombëtare të nivelit investues për energjinë e ripërtritshme.

“Si biznes privat propozoj disa gjëra rreth kësaj teme, pra propozoj krijimin e një kornize kombëtare të nivelit investues për energjinë e ripërtritshme e cila do të shndërroj Kosovën në një treg me potencial energjetik, në një destinacion të besueshëm për investime vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Maloku, ka përmendur edhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

“Sot sfida kryesore nuk është vetëm mungesa e interesimit të investitorëve apo e burimeve natyrore që ekzistojnë në Kosovë, por pasiguria rregullatore, kohëzgjatja e procedurave të lejeve, mungesa e qartësisë për kapacitete të rrjetit, vështirësia për sigurimin e kontratave afatgjatë të shitjes së energjisë, kostoja e lartë e kapitalit për shkak të rrezikut të perceptuar. Këta faktorë e rrisin koston e projekteve”, ka thënë ndër të tjera Maloku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit