Incident i armatosur në kufirin Kosovë-Mali i Zi

E publikuar: 01/09/2016 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eshtë shënuar  incidenti i parë në kufirin me Malin e Zi. Sipas gazetës Novosti, shqiptarë të Kosovës kanë shkrepur rafale automatiku në drejtim të fshatrave përreth Mokrës. Për momentin situata është e qetë.

Derisa në Prishtinë është duke u bërë gati votimi për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe fillimi i protesës nga Vetëvendosje, që kundërshton demarkacionin, në kufrin Kosovë-Mali i Zi, ka ndodhur incidenti i parë i armatosur.

Sipas gazetës Novosti, shqiptarët me rafale të njëpasnjëshme, kanë frikësuar fshatarët në katundet në pjesën malaziase, në pjesën e malit Mokra.

Novosti shkruan se në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës, pas paraljamërimit të AKSh-së, pjesëtarët e saj janë vendosur në afërsi të kufirit, në rastin kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi dhe se pjestarët e kësaj organizate do ta kundërshtojnë me armë.

Incidenti, sipas kësaj gazete, ndodhi mbrëmë- e mërkurë, në fshatin Kaludare, në rrethin e Beranes, ku është edhe pjesa e kufirit me Kosovën.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe malaziasit. Sutuata është normalizuar.

Bëhet e ditur se pjesëtarë të shërbimit të sigurimit malaziase janë në gjendje gadishmërie, ndërkaq jozyrtarisht bëhet e ditur se edhe pjesëtarë të ushtrisë malaziase janë në gjendje gatishmërie.

Mediat e këtij vendi raportuan për dërgimin e njësive speciale policore dhe ushtarake në kufrin me Kosovën, për shkak të tensionit në rritje para votimi të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës./RTK