Inaugurohet Hidrocentralit “Albaniku III”

30.01.2016 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Inaugurohet Hidrocentralit “Albaniku III”

Veseli: Ky projekt do të jetë shembull stimulues për investitorët tjerë, sidomos atyre nga diaspora, të cilët, shfrytëzoj rastin t’i ftoj që të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë inaugurimin e Hidrocentralit “Albaniku III”, në fshatin Selac të Mitrovicës, një investim ky i përbashkët kosovaro-gjerman.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se në thellësi të Shalës së Bajgorës sot po përurohet një vepër e rëndësishme që prodhon dritë, e cila do të jetë krenari e kësaj ane dhe e gjithë Kosovës. Veseli tha se ky hidrocentral do të kontribuojë në gjenerimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, e cila është edhe një ndër kushtet dhe standardet e BE-se për prodhimin e energjisë.

Lëshimi në qarkullim i këtij hidrocentrali, shtoi kreu i Kuvendit, do të ketë efekte të shumëfishta pozitive, në radhë të parë, duke rritur prodhimin vendor të energjisë dhe zvogëluar importin e saj nga jashtë, si dhe duke mundësuar punësim të përhershëm të disa inxhiniereve dhe punonjësve të tjerë nga kjo anë.

Displaying 2016_01_30_Kryetari Veseli mori pjese ne inaugurimin e Hidrocentralit  Albaniku III (2).jpgDisplaying 2016_01_30_Kryetari Veseli mori pjese ne inaugurimin e Hidrocentralit  Albaniku III (2).jpgDisplaying 2016_01_30_Kryetari Veseli mori pjese ne inaugurimin e Hidrocentralit  Albaniku III (2).jpgalbanikf5399f8b

Kreu i Kuvendit tha se ky investim është shembull i mirë i bashkëpunimit të kapitalit vendor dhe atij të diasporës shqiptare nga Gjermania.

“Këtij projekti dhe investitorëve u uroj punë të mbarë. Ky projekt do të jetë shembull stimulues për investitorë të tjerë potencialë, sidomos atyre nga diaspora, të cilët, shfrytëzoj rastin t’i ftoj që të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre. Institucionet e Kosovës po angazhohen çdo ditë që të krijojnë kushte sa më të favorshme për investime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për sektorin privat, shtyllë kjo e rëndësishme e zhvillimit të ekonomisë sonë”, tha ndër të tjera kryeparlamentari Veseli, duke shtuar investimet e tilla do të kenë përkrahje të parezervë, duke u bërë kështu garanci për zhvillimin e vendit.

Në funksion të kësaj, kreu i Kuvendit theksoi se është diskutuar që të ndryshohet metodologjia e privatizimit, me qëllim të favorizimit të ndërmarrjeve që hapin vende të reja të punës.

Me këtë vepër, kryetari Veseli tha se kësaj zone po i shtohet edhe një destinacion i ri turistik, falë vullnetit të tre ushtarëve dinjitozë të UÇK-së, të cilët i ka bashkuar ideali që të sjellin investime në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%