Inagurohet Klubi i Prodhuesve të Biznesit

04.02.2016 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Inagurohet Klubi i Prodhuesve të Biznesit

Rrjeti CSR Kosova sot mori pjesë në inaugurimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, një rrjeti të ri biznesor që avokon për interesat e prodhuesve ekzistues Kosovarë dhe për krijimin e rrethanave më të lehta për funksionimin e prodhuesve të rinj vendorë në të ardhmen.

CSR Kosova mirëpret themelimin e KPK-së, dhe e përkrah atë fuqishëm, duke qenë se përmes fuqizimit të prodhimit vendor ne besojmë se do të fuqizohemi të gjithë së bashku si shoqëri.

Parimet e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative na mësojnë edhe për rëndësinë e prodhuesve dhe furnitorëve vendorë, dhe mbështetja e prodhimit vendor është poashtu një kriter i rëndësishëm i standardit ISO 26000 për Përgjegjësinë Shoqërore Korporative.

Rrjeti CSR Kosova fton kompanitë dhe shoqërinë në përgjithësi, që të mbështesin prodhimin vendor në mënyrë që vendi ynë të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme. Arsyet kryesore për mbështetjen e prodhimit vendor nga prizmi i Përgjësisë Shoqërore janë këto:

1.      Mbështetja e ekonomisë vendore dhe punësimit: Blerja e prodhimit vendor është mbështetje e drejtpërdrejtë e biznesit vendor, dhe kështu ndihmon në rritje të punësimit dhe ruajtje të parasë në ekonominë vendore.
2.      Mbështetja e prodhuesit të vogël: Prodhuesit kosovarë kanë shumë vështirësi të konkurrojnë me kompanitë e mëdha në tregje të zhvilluara jashtë vendit. Mbështetja dhe rritja e tyre ndihmon rritjen ekonomike të Kosovës dhe rritjen e të hyrave nga eksporti.
3.      Cilësia e mirë: Prodhimet vendore kryesisht janë më të freskëta dhe me vlera më të mira ushqyese sesa prodhimet që vinë nga jashtë sepse rrugën nga prodhimi deri në tavolinë e kanë më të shkurtër dhe nuk nevojiten mënyra artificiale për rritje të qëndrueshmërisë së produktit.
4.      Mbrojtja e mjedisit: Prodhimi vendor liron më pak dioksid karboni në atmosphere për shkak të distancës më të vogël të udhëtimit nga prodhimi deri në konsum, dhe poashtu krijon më pak mbetje nga paketimi i panevojshëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare