Importi “mbyt” ekonominë e vendit

E publikuar: 25/12/2024 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova vazhdon të përballet me import tejet të lartë, ndonëse, qeveria Kurti pati premtime të mëdha për hapjen dhe krijimin e fabrikave dhe rritjen e prodhimtarisë.  Madje, afaristë dhe përfaqësues biznesesh flasin për një mos komunikim biznes-institucion. Afaristi, Ramiz Kelmendi, vlerëson se përkundër pritshmërisë, institucionet përkatëse nuk e kanë kuptuar se cila është kërkesa që rritë dhe zhvillon ekonominë e vendit.

“Investitorët e jashtëm edhe të brendshëm të joshën me diçka që zgjedh çështjen e punësimit dhe migrimit. Duhet analizuar dhe gjenden forma se çka e arrinë këtë sepse në katër vite të qeverisë nuk pati asnjë takim të vlefshëm me asociacionet ekonomike të cilat janë burim i ekonomisë së vendit. Me e kuptu qartë se cila është ajo kërkesë që sjellë zhvillim ekonomik dhe rritë buxhetin e vendit.”, tha Kelmendi për rtv21

Sipas të dhënave të Agjencisë së statistikave vetëm në muajin nëntor Kosova ka blerë mallra nga jashtë në vlerë prej mbi gjysmë miliardi euro, ndërsa ka shitur më pak se 100 milionë euro. Bilanci i tillë vlerësohet se e ka përcjellë Kosovën gjatë gjithë vitit.

“Nuk është e thane dhe nuk duhet kuptu dhe nuk duhet mbështetë që nga të hyrat e sektrit privat të ndahen mjete të vazhdueshme për sektorin publik. Duke e mbrojtë me kokëfortësi se sektori publik është e ardhmja e këtij vendi. Sepse t’i po i shtrydhë sektorin privat për ta mbështet trepçën e cila ishte krenari dikur por tashmë mezi po mbijeton me ndihma nga qeveria. Katër milion këtë muj, 3 milionë këtë muj.”

Në anën tjetër, profesori i ekonomisë, Medain Hashani, thotë se bizneset në Kosovë kanë mbetur pa përkrahje dhe se nuk stimulohen mjaftueshëm që ato të ndërmarrin iniciativa në mënyrë që prodhimtaria në Kosovë të rritet.

“ Kosova dihet që është vend i vogël dhe nuk ka kapacitete që ta rris eksportin në mënyrë drastike por të paktën të luftohet importi i lartë, për këtë arsye qeveria nuk ka stimuluar asnjë subjekt ekonomik e as nuk ka krijuar ndonjë politikë që do të lehtësonte zhvillimin e ekonomive.”

Kosova po mbyllë vitin 2024 me një rritje ekonomike prej rreth 4 %, rritje kjo e pamjaftueshme për të luftuar dy sfidat kryesore, papunësinë dhe importin e lartë.