Importi i mallrave nga Shqipëria, bizneset kosovare ankohen për taksën e lartë

15.09.2015 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Importi i mallrave nga Shqipëria, bizneset kosovare ankohen për taksën e lartë

Importi i mallrave nga Shqipëria, bizneset kosovare ankohen për taksën e lartë Importuesit e mallrave nga Shqipëria në Kosovë janë shprehur të shqetësuar lidhur me barrierat, që sipas tyre, po pengojnë zhvillimin e tregtisë mes të dy shteteve.
Shqetësim kryesor për bizneset kosovare që importojnë mallra nga Shqipëria është taksa e transportit në Kosovë prej 72 euro, që sipas tyre, është më e lartë se në vendet e tjera, ndaj e konsiderojnë një ndër pengesat kryesore.
“Barrierat nuk guxojnë të ekzistojnë mes dy shteteve, sidomos mes dy shteteve tona. Unë e quaj politikë jashtëzakonisht të gabuar. Nuk mund ta kuptoj kurrsesi pse produktet e Kosovës nuk kanë qasje më të lirë në Shqipëri dhe anasjelltas, produktet e Shqipërisë të kenë qasje më të lirë në Kosovë”, u shpreh Fatmir Syla, që importon çimenton nga Shqipëria.
Kjo ishte edhe arsyeja që Komuniteti i Firmave Importuese nga Shqipëria ftoi të martën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili tha se qeveritë e ty dyja vendeve janë duke punuar intensivisht në lehtësimin procedurave në dy anët e kufirit.
“Ne po shikojmë mundësitë, dhe shumë shpejt, do të shikojmë të kemi një harmonizim, nuk do të ketë taksë transporti të diferencuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, ajo do të jetë unike; e dyta: do të bëhen të gjitha përpjekjet që kjo taksë të jetë sa më e ulët. Nga fundi i muajit, organet e sistemit fiskal të Shqipërisë dhe doganës do të mbajnë një takim të dytë në Tiranë, pas atij në Prizren para 3 muajsh. Janë ngritur grupe pune dhe të njëjtat po punojnë në mënyrë intensive për t’iu përgjigjur edhe më mirë këtyre kërkesave”, deklaroi ambasadori Minxhozi.
Ndërsa Ministria e Financa në Kosovë, në një përgjigje elektronike për Top Channel, ka bërë të ditur se të hënën është diskutuar me palët e interesit lidhur me hartimin e një udhëzimi administrativ për përcaktimin e shpenzimeve të transportit në mallrat e importuara në Kosovë.
“Gjithashtu nga palët e interesit kemi marrë kërkesa dhe rekomandime të cilat janë diskutuar të hënën në takimin e përbashkët. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe metodologjia e përdorur për hartimin e këtij udhëzimi administrativ. Ky udhëzim pritet të përfundojë së shpejti”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave./ Top Channel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës