Ilir Deda tregon se çfarë diskutoi Koalicioni LAA në selinë e LDK-së

E publikuar: 20/07/2017 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i koalicionit LAA, Ilir Deda thotë se mbledhja e sotme e koalicionit në selinë e LDK’së ka qenë e rregullt, si grup i përbashkët parlamentar.

Sipas themeluesit të Alternativës, në mbledhje nuk është diskutuar konkretisht për ftesën e Presidentit Hashim Thaçi për takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike, para thirrjes së seancës së konstituitmit të Kuvendit.

“Në mbledhje vetëm është diskutuar si brengë vonesat që po bëhen në thirrjen e seancës së parë të Kuvendit”, ka thënë Deda për gazetën express.

Ilir Deda po ashtu tha se koalicioni LDK-AKR, ku bën pjesë edhe Alternativa, nuk ka ndryshime në qëndrime të asnjërës parti.