Ilir Deda paralajmëron alternativë tjetër politike

E publikuar: 25/04/2016 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për krijimin e një partie të re, raporton zeri.info.

Ai tha se shumë shpejt do të ketë një alternativë të re politike, ku sipas Dedës edhe në të ardhmen bashkëpunimi me Vetëvendosjen nuk do të mungoj.

Ndërkaq, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se largimet e mundshme nga kjo Lëvizje nuk i frikëson aspak.

“Unë nuk frikësohem se po largohet ndonjë person nga “Vetëvendosje”. Nëse më pyetni a do të dëshiroje që të largohen ndokush nga “Vetwvendosje” unë do thosha jo”, ka deklaruar Molliqaj, i cili shtoi se njerëzit që largohen nga kjo Lëvizje nuk do të frikësoj aspak atë.