Një grup i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Integrimet Evropian, shoqërisë civile si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare, do të adresojnë çështjet e barazisë gjinore në procesin e integrimeve evropiane, transmeton lajmi.net
Zëvendësministri Ramadan Ilazi, ka deklaruar se përfshirja e çështjeve të barazisë gjinore është e një rëndësie të veçantë për integrimet evropiane.
Njoftimi i plotë i ministrisë:
Mbahet takimi inaugurues i Grupit Punues për adresimin e Çështjeve të Barazisë Gjinore në Procesin e Integrimit Evropian
Në Ministrinë e Integrimit Evropian, sot u mbajt takimi inaugurues i Grupit Punues për adresimin e Çështjeve të Barazisë Gjinore në Procesin e Integrimit Evropian, i cili është themeluar me vendim të ish ministrit për Integrim Evropian z. Bekim Çollaku.
Ky grup, ka rol këshillues në përfshirjen e çështjeve të barazisë gjinore në proceset e Integrimit Evropian, përkatësisht në: programimin e fondeve të BE-së nën platformën IPA II; rishikimin e Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së (PKZMSA) si dhe përpilimin e Inputit për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, theksoi se për MIE-në përfshirja e çështjeve të barazisë gjinore është e një rëndësie të veçantë dhe i dëshiroi suksese anëtarëve të grupit në punën e tyre.
Ndërkaq anëtare të Grupit Punues janë përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian, shoqërisë civile si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare.