Lajmet

IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

08.06.2026 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se vendimet e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për gjobitjen e mediave lidhur me shkeljet e pretenduara gjatë fushatave zgjedhore janë të kundërligjshme.

Kjo u tha ne konferencën për media ku edhe u publikua raporti “Kur rregullatori shkel rregullat: Kundërligjshmëria e gjobave të KPM-së ndaj shkeljeve të mediave”.

Betim Musliu, zv. drejtor ekzekutiv i IKD-së, tha se ky raport trajton vendimet sanksionuese të Komisionit të Pavarur të Mediave ndaj mediave, të marra pas funksionalizimit të KPM-së në maj të vitit 2026.

“Mirë se keni ardhur në këtë konferencë të cilën e organizon Instituti i Kosovës për Drejtësi, në të cilën do të bëjmë edhe prezantimin e raportit “Kur rregullatori shkel rregullat”. Raporti të cilin do ta prezantojmë sot, trajton vendimet sanksionuese të Komisionit të Pavarur të Mediave ndaj mediave, të marra pas funksionalizimit të KPM-së në maj të vitit 2026. Pas funksionalizimit, KPM-ja i ka mbajtur 14 mbledhje ku janë shqyrtuar 62 raste ligjore dhe ka shqiptuar sanksione në 59 prej tyre. Nga këtu, në 31 raste janë shqiptuar gjoba në vlerë totale prej 67,000 eurove, ndërsa në 28 raste janë shqiptuar vërejtje”, tha ai.

Musliu, ka treguar edhe shifrat sanksionuese ndaj mediave nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

“Në dy mbledhjet e para që lidhen me proceset zgjedhore të vitit 2025, KPM-ja i ka shqiptuar 46 sanksione, prej tyre 21 gjoba në vlerë prej 43,000 eurove dhe 25 vërejtje. Në dy mbledhjet pasuese lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, KPM-ja i ka shqiptuar 13 sanksione, prej tyre 10 gjoba në vlerë prej 24,000 eurove dhe tri vërejtje”, tha ai.

Kurse, Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, deklaroi se të gjitha vendimet për sanksionimin e mediave janë të kundërligjshme.

“A ka mundur KPM-ja ligjërisht t’i sanksionojë mediat në këtë mënyrë, në këtë kohë dhe mbi bazën e kësaj procedure? Përgjigjja e raportit është e qartë: Jo. Këto vendime të gjitha janë të kundërligjshme. Jo sepse mediat nuk mund të kenë kryer shkelje gjatë fushatës zgjedhore dhe jo sepse KPM nuk ka kompetencë që t’i mbikëqyrë ato. KPM ka kompetencë dhe duhet t’i mbikëqyrë mediat, sidomos gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë, kjo kompetencë nuk është e pakufizuar. Ajo duhet të ushtrohet brenda ligjit, brenda afateve dhe përmes një procedure të ligjshme, dhe që në këtë rast kjo nuk ka ndodhur”, tha ai.

Shala shtoi se nuk ka asnjë logjikë që rregullorja të jetë obligative për mediat dhe KPM të sanksionojë po me këtë rregullore ndërsa afatet e përcaktuara po në këtë rregullore mos të jenë obligative për këtë të fundit.

“Komisioni Pavarur i Mediave ka qenë jo funksional nga 21 janar 2025 e deri më 5 maj 2026, dhe kjo periudhë ka përparuar me një sërë cikle zgjedhore. Zgjedhjet e raundit të shkurtit, zgjedhjet lokale të 12 tetorit, balotazhi i 9 nëntorit, dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Pas funksionalizimit Komisioni i Pavarur i Mediave u është kthyer rasteve të cilat kanë ndodhur gjatë vitit 2025. Kjo vendimmarrje e jashtafatshme është vendimmarrje e kundërligjshme. Arsyetimi i Komisionit të Pavarur të Mediave ka qenë se këto afate janë vetëm udhëzuese. Nuk mund të ketë asnjë llogjikë juridike që materia e kësaj rregulloreje të jetë obligative ndërsa afatet të jenë vetëm udhëzuese. Nuk ka asnjë llogjikë që rregullorja të jetë obligative për mediat dhe KPM të sanksionojë po me këtë rregullore ndërsa afatet e përcaktuara po në këtë rregullore mos të jenë obligative për Komisionin e Pavarur të Mediave”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka thënë se në mënyrë që ligjshmëria të shkojë deri ën fund do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike.

“Për rrjedhojë, që do të thotë të shkojë ligjshmëria deri në fund, ne do t’i shfrytëzojmë mjetet juridike derisa të vendoset ligjshmëria, qoftë nga Komisioni i Pavarur, qoftë nga Komisioni i Ankesave, apo drejtpërdrejt në Gjykatën Administrative. Sepse, po e përsëris, dështimet ose situata në të cilën kemi ardhur janë rezultat i faktit se Kuvendi i Kosovës nuk ka lejuar ose nuk i ka ushtruar kompetencat e tij për ta bërë, në radhë të parë, funksional Komisionin e Pavarur për Media”, ka shtuar ai.

“Kur Komisioni për Media ka qenë jofunksional për pikërisht një vit e diçka, nuk ka qenë në gjendje që brenda afateve ligjore t’i përfundojë përzgjedhjet e tij. Nga ana tjetër, Komisioni i Pavarur për Media ka dështuar ta zgjidhë precedentin që e shihni këtu. Vërtet, siç e përmendi Gëzimi shumë mirë, Gjykata Supreme ka bërë një saktësim shumë të qartë. Pra, në praktikën gjyqësore ekziston një udhëzim që është përcaktuar shumë qartë: nëse mbahen në sirtar lëndë të tilla për më shumë se dy vjet — dhe këtu nuk bëhet fjalë për çdo lëndë, por për gjoba — atëherë, pas dy vjetësh, nuk ke të drejtë të ndërmarrësh veprime ligjore”, ka thënë ndër të tjera Miftaraj./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese