Personi i dyshuar se ka kryer sulmin e sotëm në Londër, që po konsiderohet terrorist nga autoritetet britanike, është identifikuar si Abu Izzadeen, i njohur më parë si Trevor Brooks, sipas mediave britanike.
Izzadeen, i cili ka qenë prej kohësh i njohur për autoritetet për lidhjet e tij me terrorizmin, ka kaluar një kohë në burg, për nxitje dhe financim të akteve terroriste.
Sulmi i sotëm në Londër ka ndodhur pak pas drekës, kur një veturë ka goditur këmbësorët qëllimisht në urën Westminster, para se të përplasej në rrethojat e Parlamentit britanik.
Katër persona kanë vdekur deri më tani si rezultat i këtij sulmi. Në mesin e viktimave nuk është asnjë qytetar i Kosovës apo Shqipërisë.