ICMP do t’i procedojë mostrat nga Kosova

16.03.2015 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
ICMP do t’i procedojë mostrat nga Kosova

Departamenti i Mjekësisë Ligjore, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, është duke pritur rezultatin nga Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), për identifikimin e 103 mostrave të 14 rasteve të zhvarrosura nga varrezat në Çabrat të Gjakovës.

Zyrtarët e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur në Kosovë, thonë se mostrat nga i ashtuquajturi “Rasti i Çabratit”, janë dërguar për verifikim në Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për të verifikuar nëse ka pasur përzierje të mbetjeve mortore tek rastet, për të cilat është dyshuar.

Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, thotë për Radion Evropa e Lirë se në tetor të vitit të kaluar, nga Departamenti i mjekësisë Ligjore janë zhvarrosur mbetjet mortore të 14 rasteve, për të cilat kanë ekzistuar dyshimet se mbetjet mortore kanë qenë të përziera.

“Janë zhvarrosur 14 trupa dhe nga ata trupa janë marrë 103 mostra. Nëse ka pasur përzierje, përmes mostrave mund të bëhet dallimi dhe identifikimi. Nëse ka, rastësisht, ndonjë kockë të ndonjë personi tjetër, analizat do ta nxjerrin atë gabim, nëse ka pasur”, thekson Gjetaj.

Por, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se procedimi i këtyre rasteve nga ICMP, është vonuar, sipas tij, për mungesë fondesh të kësaj organizate.

“ICMP ka punuar në bazë të një memorandumi, të nënshkruar në vitin 2003 në mes të UNMIK-ut dhe ICMP-së. Janë të obliguar që për 4 deri në 6 javë t’i kthejnë analizat e ADN-së. Mua si ekspert mjeko-ligjor nuk mu duk në rregull që edhe pas 4 muajsh, kur ne është dashur t’i kemi mostrat e ADN-së, të na lajmërojnë se nuk kanë fonde për këtë”, thotë Gërxhaliu.

Por, Gjetaj thotë se nuk ka informacione që procedimi i mostrave nga “Rasti i Çabratit” ka ngecje dhe sipas tij, Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, është në pritje të rezultateve. Megjithatë, edhe ai thekson se ka pasur informacione që ICMP ka pasur probleme financiare.

“Një kohë, ka pasur disa probleme financiare ICMP, por tash i ka rregulluar ato probleme financiare. Kështu që, çështja e mbetjeve mortore të zhvarrosura në Çabrat, nuk do të jetë çështje e mungesës së fondeve. Ato janë proceduar dhe presim në çdo moment përgjigjen që do të na e japë ICMP-ja”, shprehet Gjetaj.

Luigj Ndou, zyrtar politik për Kosovën i Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha rastet që i ka marrë ICMP nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, do të procedohen.

“Ne nuk mund të themi se kur mund të kemi një përgjigje nga analizat e këtyre rasteve dhe jo vetëm të këtyre, sepse varet nga disa faktorë. Por, ajo që unë ju siguroj, është se të gjitha mostrat që janë marrë nga ICMP nën dorëzim, do të procedohen”, thotë Ndou, raporton rel.

Ndryshe, Ndou, ka theksuar se, nuk e përjashton mundësinë e një marrëveshjeje teknike ndërmjet Komisioni Ndërkombëtarë për Personat e Zhdukur me institucionet e Kosovës, që do të rregullonte çështjen e financimit të procedimit të rasteve që Kosova i dërgon në ICMP, për analizën e mbetjeve mortore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike