Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për atentatin ndaj Gjukanoviqit.
Ai është shprehur se intelegjenca jonë ka penguar grushtetin dhe vrasjen e tij, njofton Klankosova.tv.
“Intelegjenca jonë ka penguar grushtetin dhe vrasjen e kryeministrit Gjukanoviq. Po mos të ishte informacioni me kohë, ndryshe do të ishte rrjedha e asaj”, është shprehur ai.