I ra kulmi i objektit të Komunës, viktima po i nënshtrohet operimit

E publikuar: 18/01/2024 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Erërat e forta sot ia hoqën kulmin një objekti të komunës së Prishtinës në kryeqytet. Si pasojë e kësaj, është lënduar një person.

Për lëndimin e personit, lajmi.net ka kontaktuar me QKUK’në.

Shpend Fazliu nga ky institucion shëndetësorë tha se e lënduara momentalisht është në operacion.

Pas kësaj ai tha se do të ketë mjekim intenziv.

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!” – tha Fazliu.