“I ka ndihmuar Kurtit në një moment delikat, gati të pashpresë” – Baton Haxhiu për Edi Ramën

E publikuar: 24/12/2024 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në Pressing u diskutua për raportet mes Edi Ramës e Albin Kurtit, dhe reagimet që pasuan pas deklarimeve të kryeministrit të Shqipërisë në seancën e përbashkët.

Baton Haxhiu thotë se fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ishte i përsëritshëm.

“Fjalim i përseristshëm. Që merr tri figura: Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugoven e Hashim Thaçi si referencë rrëfimi atë ditë, të cilët nuk kanë pasur kurfarë kuptimi në një moment të tillë me gjithë ata njerëz parlamentarë dhe natyrshëm as konteksti politik e kohor. Aty as nuk ka pasur fjali, apo arsye për të folur për bashkimin kombëtar”, tha ai.

Tutje, ai tha se kjo është bërë për t’i ndihmuar kryeministrit Albin Kurti, një muaj para zgjedhjeve.

“Përmendja e këtyre tre emra, Qosja, Rugova, Thaçi te cilët janë jashtë konteksti doren zemer, dhe paarsye te permendura nga Rama, tregon se ky skenar ka qene i mehershem.

Pse une them se kjo eshte bere per Albin Kurti. Nje, albin Kurti ka pas nevoje nje takim te tille formal dhe pompoz. E dyta: Me gjithe cinzizmin brenda takimit, prape ka pas nje takim bilateral me marreveshje e fotografi nje muaj para zgjedhjeve. Eshte e patolerueshme. E treta, pra nje kerkese e nje kryeministrit per te bere nje foto, ku fjalët humbin, dhe ajo qe mbetet eshte berja e nderit te nje njeriu qe ka pas nevoje ne kete moment qe ta kete nje atmosfere te tille, ai eshte Albin Kurti dhe VV”, tha ai.