“Hyena” me gangsterë të pamëshirshëm shqiptarë

E publikuar: 22/03/2015 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kohë më parë, në ditët e lavdishme të “Ealing Studios”, kur profiteri i luajtur nga Drik Bogarde u qëllua për vdekje nga polici PC Dixon (Jack Warner), në filmin “The Blue Lamp” (1950), të gjithë kriminelët u tmerruan. Në vitet ’50 ose të paktën në filmat britanikë të asaj kohe, policët shiheshin me adhurim. Ata ishin të shoqërueshëm, punëtorë dhe nuk korruptoheshin lehtë.

Nëse asgjë tjetër, filmi i ri i Gerard Johnsonit tregon se prototipi i vjetër i policëve britanikë është shpartalluar. Policët, siç paraqiten këtu, janë një bandë tërësisht e kalbur. Ata ngrenë korrupsionin dhe dobësinë në një tjetër nivel.

Nga fundi i filmit “Hyena”, Johnson përshin një skenë ku personazhet në një gjendje të dëshpëruar dhe të vështirë kanë televizionin në sfond. Ajo çfarë shfaqet në ekran është komedia “The Early Bird” e Norman Wisdomit, ku një polic si PC Dixon shihet jashtë “Grimsdale’s Dairy”, teksa shikon orën. Është referencë me dy tehe. Johnson nuk po shkakton humbjen e moshës së pafajësisë.

Të “këqijtë” janë gangsterët shqiptarë psikopatikë. Filmat të cilët janë përzierje e komedisë dhe e dramës ishin jashtëzakonisht të popullarizuar në Shqipëri – ashtu siç ishin në Britani filmat me gangsterë e policë, e që ndoshta shqiptarët i kanë shikuar kur kanë qenë fëmijë. Herën e parë që shohim policët në aksion është kur bastisin një klub nate. Teksa marshojnë për në klub ata janë të renditur në formacionin e bandave të rrugës, raporton koha. Në xhirim të ngadalësuar, teksa rrahin të dyshuarit, në sfond dëgjohet muzika. Më pas ata kthehen në lokal për t’u dehur, marrin kokainë dhe tregojnë barsoleta raciste.