Hudhra ngadalëson plakjen dhe mbron trurin nga sëmundjet

05.04.2015 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hudhra ngadalëson plakjen dhe mbron trurin nga sëmundjet

Hipokrati, babai i mjekësisë perëndimore, e rekomandonte hudhrën për shumë probleme shëndetësore. Ai thoshte “lëreni ushqimin të jetë ilaçi dhe ilaçin të jetë ushqimi”. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se hudhra ndihmon ngadalësimin e plakjes
Hudhra mund të jetë një mjet i dobishëm për të vrarë vampirët, por ajo është gjithashtu një mike e mirë e jetëgjatësisë te njerëzit në më shumë se një mënyrë, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ata thonë se një përbërës te hudhra ofron mbrojtje për trurin kundër plakjes dhe sëmundjeve. Madje edhe mund të parandalojë sëmundjet neurologjike që lidhen me moshën si Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Kërkuesit nga universiteti i Mizurit zbuluan se një karbohidrat në superushqimin është çelësi.

“Hudhra është një nga përbërësit më të konsumuar në ushqim”, tha Zezong Gu, profesor i asociuar i patologjisë dhe shkencave anatomike në Shkollën e Mjekësisë dhe njëkohësisht autor i studimit.

“Shumica e njerëzve e mendojnë si një ‘superprodukt’ sepse përbërësit që përmbajnë squfur te hudhra janë të njohur si burim i shkëlqyer antioksidant dhe mbrojnë organizmin nga prekja prej sëmundjeve.

“Shkencëtarët ende po zbulojnë mënyra të ndryshme sesi trupi i njeriut përfiton prej hudhrës”, – tha ai. “Kërkimi ynë u përqendrua në një karbohidrat të prejardhur të hudhrës të njohur si FruArg dhe roli i këtij ushqimi bën përgjigje mbrojtëse për imunitetin.

Skuadra e Gusë analizoi aftësinë e përbërësit për të penguar – madje përmbysur – dëmtimin e qelizave të trurit prej presionit të ambientit rrethues. Ky presion mund të përfshijë procesin e plakjes, duhanpirjen, ndotjen, dëmtimin traumatik në tru ose konsumin e tepërt të alkoolit.

Mikroglia është qelizë imunitare në tru dhe palcën kurrizore që është linja e parë dhe më e rëndësishme e mbrojtjes në sistemin nervor qendror.

Ndryshe nga qelizat e pjekura të trurit, që rrallë rigjenerohen vetë, qelizat mikrogliale i përgjigjen prekjes nga sëmundjet dhe presioneve të jashtme, duke u shumëfishuar.

“Duke shtuar në numër dhe duke migruar drejt një zone të dëmtuar, ato janë në gjendje t’i përgjigjen infektimit nga jashtë dhe të mbrojnë qelizat e tjera të trurit nga shkatërrimi”, tha drejtuesi i studimit, Gu.

Megjithatë, shtimi i numrit të qelizave mikrogliale nuk parandalon plakjen e trurit. Në fakt, mund të bëjë më shumë dëme sesa të mira. “Pavarësisht se është i rëndësishëm për shëndetin e qelizave nervore, qelizat mikrogliale gjithashtu prodhojnë oksid nitrik, si reagim për funksionin e tyre mbrojtës”, – sqaroi kërkuesi.

Nëse ne thjesht shtojmë numrin e qelizave mikrogliale, ne mund të rrisim sasinë e oksidit nitrik në tru. Prodhimi me tepricë i oksidit nitrik mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe shkakton sëmundje që prekin neuronet si Parkinsoni dhe Alzheimeri.

Megjithatë lënda FruArg mund të japë përgjigje për këtë dilemë. Duke krijuar një model qelizor të stresit neurologjik dhe duke monitoruar funksionin e qelizës mikrogliale, skuadra e shkencëtarëve ishte në gjendje të studionte kontributin e FruArg në shëndetin e trurit.

“Kur presioni u aplikua te modeli, pati një rritje sipas pritshmërisë në qelizat mikrogliale dhe nënproduktin e tyre, oksidin nitrtik”, – tha Gu.

“Megjithatë, kur aplikuam FruArg, qelizat mikrogliale u përshtatën me stresin, duke pakësuar sasinë e oksidit nitrik që ato prodhonin. Për më tepër, FruArg nxiti prodhimin e antioksidantëve, që ofruan përfitime mbrojtëse dhe shëruese te qelizat e tjera të trurit”, shpjegoi shkencëtari.

Në të ardhmen, Gu dhe kolegët e tij shpresojnë të studiojnë pasojat e FruArg mbi qelizat e tjera në trup të lidhura me problemet si sëmundja e zemrës, diabeti dhe kanceri.

Dobitë e hudhrës

Hudhra është pjesë e familjes së qepës. Ajo rritet në shumë pjesë të botës dhe është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinat e çdo familje. Megjithatë, në lashtësi, hudhra përdorej për qëllime mjekësore. Ajo është dokumentuar se përdorej në këtë aspekt prej egjiptianëve, grekëve, babilonasve, romakëve dhe kinezëve. Dobia e saj më e madhe për shëndetin qëndron te përbërësit prej squfuri.

Hudhra ka shumë vlera ushqimore, por pak kalori. Në të gjenden magnez, vitaminë B6, vitaminë C, selen dhe fibër.

Hudhra mund të luftojë sëmundjet, përfshirë edhe të ftohurën. Për shkak të rolit të saj si nxitëse e sistemit imunitar, hudhra mund të shkurtojë simptomat e të ftohurës nga pesë ditë në një ditë e gjysmë.

Përbërësit e hudhrës mund të ulin presionin e gjakut. Sëmundjet kardiovaskulare si ataku në zemër dhe infarktet janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë dhe shkaktohen nga hipertensioni. Studimet kanë zbuluar se hudhra mund të ulë presionin e gjakut te njerëzit që e kanë atë të lartë.

Hudhra përmirëson edhe nivelet e kolesterolit, duke ulur rrezikun për sëmundje zemre. Ajo përmban antioksidantë që ndihmojnë në sëmundjet e pleqërisë dhe i ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë.

Gjithashtu, nëse merreni me sport, hudhra mund të përmirësojë performancën tuaj. Në kulturat e lashta përdorej për të shtuar kapacitetin e punës te punonjësit dhe largonte ndjenjën e ligështisë.

Hudhra bën gjithashtu mrekulli për kockat te femrat. Duke shtuar nivelin e estrogjenit, hudhra ndihmon në shëndetin e kockave dhe i mban ato të forta.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)