Hudhra e zvogëlon rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit

E publikuar: 30/04/2018 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Me qindra vjet hudhra është përdorur për t’i trajtuar sëmundjet e ndryshme dhe vlerësohet si ushqim i shëndetshëm nga të gjithë.

Tani edhe shkencëtarët kanë konstatuar se hudhrat e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të llojeve të ndryshme të kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe tipit 2 të diabetit.

Por efektet që i ka hudhra varen nga mënyra se si përdoret apo përgatitet.

Sidoqoftë, shkencëtarët kanë qenë të paaftë të zbulojnë se cila metodë e përgatitjes është më efikasja.

Hudhra prodhon një sërë përbërësish të sulfurit kur përgatitet, prihet apo shtypet për vaj, e këto kompozime mund të ndikojnë në sinjalizimin e molekulave të gazta, si oksidi nitrik dhe sulfiti i hidrogjenit të cilat prodhohen në mënyrë natyrale në trupin e njeriut. /Telegrafi/