Hoxhaj: Votimi në LIBE hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave

E publikuar: 30/08/2018 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejtë.
Ai ka kujtuar për rendësinë e votimit në LIBE pro liberalizimit për kosovarët.

“Lajm jashtëzakonisht i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë votimi i sotëm në favor të Kosovës nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian – LIBE, duke shënuar edhe një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa pengesa dhe jam i lumtur që kjo do të ndodh shumë shpejt”, ka shkruar Enver Hoxhaj në facebook