Hoxhaj vazhdon të mbajë takime lobimi për njohje në New York

E publikuar: 20/09/2016 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj është duke qëndruar në Neë York ku si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të ndara bilaterale.

Në agjendën e ministrit Hoxhaj për diskutim ka qenë çështja e lobimit për njohje, vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa me shtetet njohëse fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale.

“Në ditën e parë të fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Hoxhaj ka takuar ministrat e jashtëm të Brunei, Pehin Lim, të Madagaskarit, Beatrice Attalah, të Samoas, Tuilaepa Malie Legaoi, të Jemenit, Abdul Malik Al-Mekhalafi, të cilët i ka informuar për zhvillimet në Kosovë.

“Punimet e AP të OKB-së çdo shtator janë një mundësi e madhe për një shtet të vogël si Kosova që ta zgjeroj edhe më shumë gjeografinë e njohjeve, rritë numrin e miqve dhe forcoj marrëdhniet bilaterale me shtetet njohëse. Gjatë ditës së parë kam zhvilluar takime shumë përmbajtësore dhe jam optimist për lajme të mira e pozitive në të ardhmen” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, ministri Hoxhaj ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga ministri i jashtëm austriak për ministrat e jashtëm të Ballkanit ku është diskutuar për sfidat rajonale dhe evropiane të viteve të fundit.

Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius  ku ësht është diskutuar edhe për përkrahjen e Lituanisë në procesin e vizave si dhe aspektet bilaterale në fushën e ekonomisë.

Së bashku me kryeministrin Mustafa, Hoxhaj ka takuar edhe kongresmenin amerikan, Eliot Engel, një mik madh i shqiptarëve. Po ashtu, është takuar me personalitete të njohura amerikane dhe botërore në takimin e Global Clinton Initiative”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.