Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha ka mbrojtur deklaratat e Albin Kurtit se në pesë vitet e ardhshme ka gjasa për luftë të re në Ballkan.
Hoxha në mbështetje të deklaratës së Albin Kurtit ka përmendur disa prej krizave që po ndodhin nëpër botë.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Rusia ka okupuar gjysmen e Ukraines dhe Krimene, prej ku e rrezikon drejtperdrejt Stambollin…
Britania e Madhe po del nga BE-ja permes nje fushate te extremit te djatht….
E djathta ekstreme po rrezikon ta merr Gjermanine, Francen dhe Austrine….
Hungaria po nderton fortifikate……
Perspektiva e integrimit per Ballkanin Perendimor ne BE eshte ndalur per nje kohe te gjate, ndersa perfshirja amerikane eshte me e ulta qe nga perfundimi i luftes se ftohte….
Kroacia dhe Serbia po intensifikojne garen e armatimit….
Republika Srpska po organizon referendum kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese, perkunder presionit te theksuar SHBA-BE….
Dhe deklarata e Albinit qe ne 5 vitet e ardhshme ka gjasa te kete lufte te re ne Ballkan po ju duket e habitshme a? Kapni librat e lexoni pak aman, zaman!”.