Jeffrey Hovenier – Kurti
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka njoftuar se sot e ka pasur takimin lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Hovenier tha se në takim kanë diskutuar për përparimin e Kosovës gjatë mandatit të tij si ambasador i SHBA-së.
“Ne diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier pas takimit me Kurtin.