Hoti tregon pse Agim Veliu nuk u përfshi në listën për deputet

E publikuar: 17/12/2024 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka komentuar mungesën e Agim Veliut në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Hoti tha se vendimi për të mos e përfshirë Veliun në listë është marrë nga dega e LDK-së në Podujevë.

“Në rastin e Agimit, është dega e Podujevës që nuk e ka dërguar si kandidaturë emrin e tij. Është diskrecion i degës që të vendos për kandidatura, por sinqerisht më vjen keq që ai nuk është në listë. Ka qenë person që tridhjetë e sa vjet e ka udhëhequr degën dhe asnjëherë nuk i ka humbur zgjedhjet.” – tha Hoti ne ATV.