Hoti tregon cilat masa i ka kthyer për shkak të virusit korona

E publikuar: 29/06/2020 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes një postimi në facebook, Avdullah Hoti ka treguar së cilat masat do t’i kthejnë për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me COVID-19.

Kryeministri Hoti ka thënë varësisht nga rezultatet, do të vazhdojnë marrjen e masave të reja për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19.

Këto jane disa nga masat:

🔴 Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;
🔴 Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;
🔴 Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;
🔴 Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!

Veç tjerash Hoti tha që situata është nen kontroll, por e brishtë, dhe që jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajm maska.