Hoti: LDK e gatshme ta drejtojë dialogun, përmes votës së qytetarëve

E publikuar: 25/06/2018 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se LDK nuk e mbështetet presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për këtë dialog.

Sipas tij, Thaçi nuk është i autorizuar për të negociuar në emër të qytetarëve. Ai ka shtuar se çfarëdo marrëveshje që arrihet nga ai mund të jetë marrëveshje e tij private, por jo edhe në emër të shtetit të Kosovës.

Nuk ka vendosur ende pasi platforma për dialog është tërhequr nga reni i ditës.

Ndërsa ai ka shtuar se LDK është e gatshme të marr përsipër këtë dialog, por përmes votës së qytetarë.

“Thaçi nuk ka asnjë autorizim për të negociuar për qytetarët e Kosovës. Çfarëdo marrëveshje që arrihet në Bruksel, mund të jetë vetëm marrëveshje e tij privat jo në emër të shtetit të Kosovës. LDK nuk e mbështetë presidentin për dialog. LDK është e gatshme të marr përsipër këtë dialog, por do ta marrim përmes votës së qytetarëve”, është shprehur Hoti./Indeksonline/