Hoti ironizon: Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran, por njohjet nuk po vijnë

E publikuar: 06/01/2023 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me ekzekutivin lidhur me çështjen e njohjeve dhe sovranitetin.

Hoti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka pyetur se “si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës”, shkruan Demokracia.com.

“Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?! Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë”, deklaron ai në ‘Facebook’.

“Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!”, përfundon me ironi deklarimin Hoti.