Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ne bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, drafti i partë i statutit të Asocicaionit duhej të përpilohej nga një ekip menaxhues prej katër serbëve bashkë me Ministrinë e Pushtetit Lokal, OSBE-në dhe BE-në.
Megjithatë thotë e kryeministri Albin Kurti detyrën e përgatitjes së këtij drafti ua ka lënë në dorë vetëm katër serbëve, pa e përfshirë MAPL-në, OSBE-në dhe BE-në.
Deputeti Hoti thotë se vetëm kryeministri Kurti e di se pse ka lejuar që propozimin për draftin ta propozojë një ekip i tillë.
Ai ka drejtuar edhe pesë pyetje në adresë të kryeministrit Albin Kurti.
“1. Përse Kurti nuk e kundërshtoi këtë veprim?
2. Përse nuk kërkoi që drafti i statutit të përgatitej sipas procedurës së dakorduar qysh më 2013?
3. Përse Kurti nuk po e shpall të pavlefshme punën e atij ekipi menaxhues duke qenë së është punuar jashtë procedurave të parapara me marrëveshje?
4. Përse nuk e cakton ekipin e ri përmes Ministrit Krasniqi dhe të sigurohet se vetë Ministri Krasniqi merr pjesë në draftimin e statutit bashkë me OSBE-në dhe BE-në?
Unë nuk besoj që ai draft do të përfundonte në tavolinën e bisedimeve më 2 maj 2023 pa dakordimin e Kurtit. Për çfarë tjetër është dakorduar Kurti?!”, ka shkruar Hoti.
Reagimi i plotë:
Pse drafti i statutit të asociacionit, i përgatitur jashtë procedurave të dakorduara me marrëveshje të vitit 2013, është pranuar nga Kurti të diskutohet më 2 maj 2023?!
Sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, drafti i parë i Statutit të “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” do të përpilohej nga ekipi menaxhues prej 4 serbëve së bashku me MAPL-në, OSBE-në dhe BE-në. Ndërkaq, në Marrëveshjen e Parimeve për Asociacionin më 2015 parashihej që drafti i statutit të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese për opinion para se të miratohej në Qeveri, që përbënte një siguresë të plotë se statuti do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Megjithatë, Kryeministri Kurti këtë detyrë të përgatitjes së draftit të parë të statutit ua la në dorë vetëm 4 serbëve, pa përfshirjen e MAPL-së, OSBE-së dhe BE-së. Ai neglizhoi këtë çështje edhe pse e kishte në dorë përmes Ministrit të Pushtetit Lokal, z.Krasniqi, i cili sipas marrëveshjes e themelon këtë ekip. Dhe, duke qenë se e themelon, mund ta shkarkojë dhe t’i kërkojë llogari për punën. Duke pasur parasysh këtë, ishte absurd deklarimi i Kurtit se draftin e ka parë për herë të parë në tavolinë të dialogut në Bruksel më 2 maj 2023. Vetëm Kurti e di përse e lejoi ekipin menaxhues të prezantoj draftin në Bruksel pa e parë fillimisht vetë dhe pa u siguruar se në përgatitje të draftit ishte përfshirë edhe MAPL-ja, OSBE-ja dhe BE-ja.
Pas prezantimit të draftit të statutit në takimin e 2 majit 2023 në Bruksel, udhëheqësja e ekipit menaxhues deklaroi se statuti i prezantuar ishte përpiluar në vitin 2018. Kjo ishte koha kur Qeveria Haradinaj i kishte kërkuar këtij ekipi ta përpilonte draftin, që ishte veprim i gabuar pasi drafti do të duhet të përpilohej me përfshirjen e MAPL-së, OSBE-së dhe BE-së. Në kohën e Qeverisë Haradinaj, ekipi menaxhues e kishte dërguar draftin vetëm në Bruksel, e jo tek Qeveria e Kosovës. Sipas informatave anësore, Brukseli kishte refuzuar ta pranonte draftin pasi ky veprim ishte kryer jashtë procedurave të dakorduara dhe si i tillë ishte totalisht i papranueshëm edhe për Brukselin.
Megjithatë, i njëjti draft u dërgua drejtpërdrejt në Bruksel dhe u vendos në tavolinën e bisedimeve më 2 maj 2023.
1. Përse Kurti nuk e kundërshtoi këtë veprim?
2. Përse nuk kërkoi që drafti i statutit të përgatitej sipas procedurës së dakorduar qysh më 2013?
3. Përse Kurti nuk po e shpall të pavlefshme punën e atij ekipi menaxhues duke qenë së është punuar jashtë procedurave të parapara me marrëveshje?
4. Përse nuk e cakton ekipin e ri përmes Ministrit Krasniqi dhe të sigurohet se vetë Ministri Krasniqi merr pjesë në draftimin e statutit bashkë me OSBE-në dhe BE-në?
Unë nuk besoj që ai draft do të përfundonte në tavolinën e bisedimeve më 2 maj 2023 pa dakordimin e Kurtit. Për çfarë tjetër është dakorduar Kurti?!