Kosova për vitin 2017 do të ketë buxhetin 2 miliardë euro. Për vitin 2016 buxheti ka qenë rreth 1 miliard e 600 milionë euro.
Kështu tha ministri i Financave, Avdullah Hoti sot në dëgjimin publik të organizuar nga Ministria e Financave për projekt-buxhetin e vitit 2017.
Në këtë diskutim përveç ministrit Avdullah Hoti po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile si dhe palë të tjera të interesit.
Ministri i Financave tha se nga rritja e buxhetit do të ketë 50 për qind rritje të investimeve kapitale dhe 5 për qind për shpenzime.
Ai tha se janë në proces të finalizimit të buxhetit që deri në fund të muajit tetor të shkoj në Qeveri për miratim.