Sot është 18 vjetori i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, njofton kumtesa komunale.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtorë të drejtorive Komunale, asamblistë të Kuvendit Komunal dhe shumë qytetarë benë homazhe dhe venë kurora lulesh pranë varrit të heronjve të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë.
Më këtë rast, kryetari Demaku ka thënë se historia e Kosovës është e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë dhe se Fehmiu e Xheva mbeten figurat më eminente të historisë së Kosovës.