Historia ime filloi duke bërë seks me kamarierin në (Foto)

E publikuar: 18/03/2015 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Historia ime fillon e çuditshme dhe ndoshta do të paragjykohet shumë, por përderisa unë e kam përjetuar, do të doja ta ndaja me ju, sepse si unë, mund të ketë edhe shumë vajza të tjera. Nuk kisha shumë që isha ndarë nga i fejuari dhe përse? Sepse i dukesha më e mirë se ai, perfekte. Pas dy vitesh fejesë dhe shumë vitesh njohjeje, papritur i dola “perfekte”. Përjetova një zhgënjim shumë të madh, sepse fare mirë mund të më thoshte që “nuk të dua më dhe po dal me një tjetër”. Isha bërë si hija e tij, gjersa e kapa me një nga shoqet e mia. Po, po, me shoqen time, jo të rrethit të ngushtë, por e njohura ime.

 

Nuk ka zhgënjim më të madh sesa tradhtia, aq më tepër me shoqet e tua. I bie tradhti e dyfishtë. Po kaloja një periudhë shumë të vështirë, u mbylla në vetvete dhe analizoja se çfarë kishte që nuk shkonte tek unë, që ai u largua. Ne shkonim vërtet shumë mirë dhe në krevat ishim shumë mirë, familjet po ashtu. Mendoja gjithë kohën negativisht për veten, sepse më dukej sikur nuk dhashë aq sa duhet për të fejuarin tim. Një ditë, shoqja ime e ngushtë më vuri me shpatulla pas murit duke më folur ashpër se nuk ia vlente të vuaja më për të dhe se nuk ishte faji im. Jemi vërtetë shumë gjynah ne femrat, sepse sa herë që ndodhin ndarjet, justifikojmë çdo veprim të mashkullit dhe gjejmë gabime vetëm te vetja jonë. Gjithsesi, kaluan disa muaj dhe dhimbja sa vinte e po zbutej, por vazhdoja të mos isha mirë shpirtërisht, kështu që dilja herë pas here me shoqërinë time nëpër pabe, për të kërcyer dhe për të harruar gjithçka. Një mbrëmje ndodhi ajo që nuk e prisja dhe që solli disa ndryshime në jetën time.

I thashë shoqes sime:
– Sonte dua të dehem, të kërcej dhe s’dua t’ia di fare se kush është rreth meje. Thjesht, dua të harrohem, të kërcej dhe të pi njëçikë verë sepse u bë kohë që nuk pi.
– Në rregull, – më tha Greta, – dalim ku të duash ti vetëm ti të jesh mirë, por të lutem mos m’u deh, se jemi vetëm ne të dyja dhe kush do të sjellë në shtëpi pastaj…
Shpërthyem në të qeshura. E dua shumë Gretën, e kam jo vetëm shoqe, por si një motër. U bëra e bukur, ose le të themi, doja të bëhesha seksi, jo se kisha ndonjë qëllim në vetvete, por thjeshtë doja të ndihesha mirë. Ende më hante krimbi nga brenda se pse i fejuari im më la dhe kur kujtoja skenat e dashurisë me të, më kujtoheshin fragmente ftohjeje nga ana e tij. Unë gjithmonë ia vija fajin vetes, ndërkohë që në fakt, nuk ishte faji im, sepse ai kishte filluar të nuhaste te një femër tjetër. Nejse, u bëra seksi dhe dola me Gretën në një nga pabet e njohura të Tiranës. Është vërtet ambient i këndshëm dhe kërcen shumë, sepse krijohet atmosferë vërtetë e këndshme. E fillova me verë dhe kërceja si e çmendur, pa e pasur mendjen fare se dikush mund të ishte duke më vëzhguar nga koka gjer te këmbët dhe më kishte vënë në shënjestër. Na ofronin pije meshkuj të ndryshëm, i pranonim, qeshnim, bënim pak muhabet dhe, kur e shikonin se nuk do të merrnin ndonjë gjë më tepër nga ne, largoheshin. Sepse ndonjëherë, kur kërcen kështu siç po kërceja unë, sikur nuk ishte askush aty, të keqkuptojnë, mendojnë se ke ardhur për t’u ekspozuar. Jo, të dashur meshkuj, nuk është e thënë se jemi femra vetëm dhe dalim me mendjen për të gjuajtur meshkuj apo për të rënë në sy.

sex-bigbrother1Mbrëmja po vazhdonte shumë e këndshme dhe teksa po kërceja, pashë një djalë ose më saktë, një mashkull, sepse ishte vërtetë mashkull ai që ishte mbështetur te banaku, nuk fliste me askënd dhe m’i kishte ngulur sytë. Më tërhoqi shumë vështrimi i tij. Kishte një vështrim shumë joshës dhe fillova të ndjeja diçka të çuditshme në trupin tim, e dëshirova menjëherë. Ai nuk m’i ndante sytë, herë-herë më buzëqeshte dhe më përshëndeste me gotë. Për një moment, ndalova së kërcyeri dhe iu afrova Gretës:
– Është njëri atje që m’i ka ngulur sytë dhe po ma heq trurin. S’e di çfarë është, kush është, a është beqar, apo çfarë race është, por di që shikimet e tij po më tërbojnë fare dhe e dëshiroj, dua të bëj dashuri me të!

Shoqja ime shqeu sytë nga habia dhe më kapi për krahu: – Sara, ti nuk je në terezi, je e dehur, plus vazhdon të jesh e dëshpëruar dhe nuk di se çfarë flet, kështu që mblidhe kallaballëkun -(trurin) e kishte shprehje ajo, – pi edhe këtë gotë dhe ikim në shtëpi.
– Greta, të lutem, një herë të vetme në jetën time më lër të bëj një çmenduri, një aventurë, dua edhe unë të provoj se sa seksi jam. Ai mashkull më më tërheq shumë…

Shoqja ime nuk la gjë pa më thënë, kuptohet, e kishte për të mirën time, por fjalët e saj, me thënë të drejtën, as sot s’i mbaj mend mirë dhe më vjen për të qeshur, sepse e shikoja në sy Gretën teksa fliste, ama mbaj mend vetëm buzët e saj që lëviznin dhe sytë e shqyer nga frika. E putha Gretën duke e përqafuar fort dhe vazhdova të kërceja për qejfin tim, por shikimin e kisha nga mashkulli misterioz. Një moment e pashë që po më afrohej dhe teksa kaloi afër meje, më vuri doren te beli dhe më pëshpëriti në vesh: “Ti po më çmend, të dëshiroj aq shumë sa nuk mundem më të të shikoj”. Më mjaftuan ato fjalë, ai gjest, ajo prekje e lehtë te beli, që të shkoja pas tij. Greta kishte shtangur e tëra dhe u mundua të ma bënte me shenjë, por tashmë kisha kapur dorën e mashkullit misterioz dhe po shkoja pas tij. Në ato momente, nuk doja t’ia dija se kush ishte aty, doja të bëja gjithçka me atë mashkull, isha preja e tij dhe kjo gjë më pëlqente. Shkova pas tij dhe për çudinë më të madhe, as që më bëri përshtypje se ishim në banjon e lokalit. Po të ma thoshte dikush tjetër, do të thosha “unë s’do ta bëja kurrë këtë gjë”, por ja që… ishim në banjo dhe ai ma kishte kapur fytyrën me dorë e më shikonte. Kishte një shikim zhbirues, me të cilin të zhveshte të tërën. Nuk kishte nevojë për shumë fjalë, ai me atë shikim dukej sikur të urdhëronte dhe ti ishe e gatshme të bëje çdo gjë që dëshironte ai. Ndjeja që në trupin tim më përshkonin të dridhura dhe ndjesi të çuditshme të cilat kisha kohë, ose më mirë të them, nuk i kisha ndjerë ndonjëherë, ndjesi të cilat me fjalë nuk përshkruhen dot. Doja që ai të më prekte, të bënte seks me mua, ndjeja që i gjithë trupi im ishte djersitur, ca nga dëshira për atë mashkull, ca nga eksitimi që ai më zgjonte. Filloi të më prekte buzët dhe nuk ma ndante shikimin. Ndërkohë, me dorën tjetër më kishte mbajtur të dyja duart fort dhe nuk m’i lëshonte. Më pas, m’u afrua me tërë forcën e tij prej burri të fuqishëm dhe po më puthte duke përsëritur herë pas here: “Kush je ti? Çfarë më bëre sonte? Përse mua… Dua të të përdhunoj të tërën…”.

Ashtu filluam të bënim dashuri në banjo, ndërsa unë u përgjigjesha puthjeve dhe epshit të tij me shumë dëshirë. Arritëm edhe në aktin final, bëmë seks dhe arrita në orgazëm jo një, por dy herë. Isha e pafuqishme teksa bëja seks, por ai më mbante me duart e tij të fuqishme dhe nuk u ndjeva e lënduar për asnjë sekondë, edhe pse ishim në banjo dhe jo në kushtet e duhura. Në ato momente më dukej sikur isha në qiellin e shtatë dhe bota më dukej më e bukur se kurrë. Një marrëdhënie të tillë pasionante nuk kisha pasur kurrë në jetën time. Pasi përfunduam, pushova pak në krahët e tij dhe ai më puthte buzët, më ledhatonte e më shikonte në sy, thua se ishte i dashuri im prej kohësh, apo sikur më dashuronte vërtetë. Nuk ishte thjeshtë seks… Përkëdheljet e tij pas atij pasioni tregonin se pas atij mashkulli pasionant që ndoshta dukej edhe pak i vrazhdë, fshihej një person shumë i dashur dhe i ndjeshëm. U shkëputa nga krahët e tij dhe ika pa e kthyer kokën pas…

Atë natë kam bërë një gjumë të thellë, vetëm se kur u zgjova në mëngjes dhe m’u kujtua gjithë çfarë kisha bërë, nuk e doja veten. Isha e vetëdijshme që ajo gjë më kishte pëlqyer shumë, por në të njëjtën kohë, m’u neverit vetja. Nuk arrija dot ta besoja se e kisha bërë me një të panjohur. Nuk ishte në natyrën time, ndaj shpërtheva në të qara. Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe Greta, por nuk e lashë të fliste. I thashë: “S’kam nevojë të më gjykosh, mjafton vetëgjykimi im”, por nga ana tjetër, pavarësisht ndjesive që kisha se pse e bëra, përsëri ndihesha mirë si femër. M’u duk sikur mora një lloj konfirmimi: “Po, unë jam një femër joshëse, mund t’i pëlqej një mashkulli përsëri”, sepse që nga ndarja me të fejuarin, më ishte krijuar ndjesia se nuk isha aspak tërheqëse. Kështu e qetësoja veten kur mendoja për veprimin e papjekur që kisha bërë: “S’ka gjë Sara, në fund të fundit, ti nuk e njeh dhe as që ke për ta takuar më”. Ditët kalonin, por sado që mundohesha ta harroja mashkullin misterioz, mendja më rrinte tek ai. Fillova ta mendoja shumë: “Thua çfarë mendon ai për mua? Sigurisht që negativisht mendon, se jam kurvë, vajzë rruge, por ama seksi”. O Zot, kur mendoja këto gjëra bëhesha shumë keq. I thoja vetes “po çfarë të duhet ty se çfarë mendon ai, nuk është askush?!”, bëja dialogje me veten, por asgjëkundi nuk arrija. Kaluan dy javë dhe më lindi dëshira ta takoja sërish atë djalë. Doja të shikoja çfarë mendonte, e kisha të nevojshme të qëndroja përballë tij, me natyrën time të vërtetë… I thashë Gretës se doja të shkonim sërish tek i njëjti vend. Ajo m’u përgjigj prerë: “Me atë çfarë ke bërë ti, në asnjë mënyrë”, por unë ngula këmbë dhe ajo nuk ma prishi. Shkova përsëri aty dhe, çfarë të shikoja?! Ai ishte aty në po të njëjtin vend. E njoha menjëherë… E si mund ta harroja? Sidomos sytë e tij, vështrimin e tij të thellë. Mendova se nuk do të më njihte, sepse nuk isha veshur seksi si atë natë, por ai më njohu menjëherë sepse e pashë nga mënyra se si më pa. Qëndrova me Gretën, e cila më pëshpëriste te veshi: “Hë mi… aty është… po të sheh… ç’pate… na fëlliqe… hajde ikim…”, një lumë fjalësh, që s’ua vija veshin. I kërkova Gretës të rrinte e qetë, porosita një pije dhe po rrija.

Ai u ngrit nga banaku dhe erdhi drejt meje. Na përshëndeti duke buzëqeshur dhe u prezantua: “Jam Davidi”. Edhe unë të njëjtën gjë bëra. Ai na kërkoi leje nëse mund të ulej me ne dhe kështu, biseda rrodhi lirshëm, si të ishim miq, pa e përmendur se çfarë kishte ndodhur atë natë, ama shikimin nuk ma hiqte fare dhe unë, me vete, thoja: “Të lutem, mos më shiko ashtu se nuk e bëj më atë gjë, sikur qielli dhe toka të bashkohen!”. Ndjeja që faqet më ishin skuqur nga turpi teksa flisja. Folëm gjatë për punën, çfarë bënte, ku jetonte dhe ai më pyeti për aq shumë gjëra, sa në një moment, i thashë: “I mësove të gjitha brenda një nate nga unë”, sepse edhe unë nuk përmbahesha fare, çfarë më pyeste, ia tregoja me sinqeritet. Shkëmbyem numrat e telefonit dhe kur u ndamë, më erdhi menjëherë mesazh nga ai, një mesazh që edhe sot e kësaj dite e mbaj të pashlyer: “Ritakimi me ty më dha jetë, sepse kisha dy javë që më dukej sikur nuk jetoja. Mezi pres të të takoj sërish, të të njoh ty, të flas me ty…”. Ky ishte një mesazh i cili ndezi një dritë brenda shpirtit tim dhe m’u duk sikur gjithë dhimbja që kisha kaluar me ish-të fejuarin, u fshi në atë moment. U takuam të nesërmen dhe folëm gjatë për mua, për atë, isha komplet vetvetja, por nata e pasionit tonë nuk po përmendej dhe nuk po më rrihej më e ia hapa unë atë temë. Pashë që ai nuk më kishte gjykuar, sepse edhe për atë kishte qenë hera e parë që e bënte një veprim të tillë. I thashë: “Si mund të më kërkosh të bëhem e dashura jote? Ndoshta ti nesër mund të më gjykosh për faktin që t’u dhashë menjëherë dhe bëmë seks, aq më tepër në banjo publike!”. “Të njëjtën gjë mund të bësh dhe ti me mua, më tha, e pse duhet ta bëj unë me ty? Ne jemi njësoj. Rëndësi ka çfarë vjen tani e tutje. Ajo çfarë ndodhi, ndodhi dhe duhet ta pranojmë se kështu ishte shkruar nga fati që të njiheshim. Për mua, nuk ka qenë thjeshtë seks, por dashuri”. Fjalët e tij më shokuan… Më tha gjithashtu, “nëse ty të shqetëson ajo natë, nuk do të flasim më për të dhe s’ke pse ta kujtosh, pavarësisht se unë atë natë zbulova dashurinë që doja ta kisha në krah. E di gjithashtu se ti nuk do ta bëje kurrë një gjë të tillë, Sara, kam besim te ti…”.
Kështu vazhdoi lidhja jonë dhe, duke qenë se mua më vriste pak veprimi im i nxituar (sado që ishte shumë shumë i bukur) i asaj nate, nuk e përmendja asnjëherë, edhe pse Davidi e quante “nata e fatit tonë”, “natë fatlume”. Kaloi një vit nga lidhja jonë, për të cilën do të flisja me faqe të tëra gazete dhe nuk mjaftojnë. Një natë të bukur, ai më bëri një ftesë të çuditshme po te lokali ku kishim bërë seks për herë të parë. Më tha: “Të pres në filan vend”. Unë kisha një vit që nuk shkoja aty dhe, e nevrikosur me të, e pyeta se pse po ma linte takimin pikërisht aty. Më zuri paniku, mendoja se erdhi fundi, “aty thashë ku e filluam, aty ndoshta do më thotë të ndahemi”. I thashë Gretës: “Të lutem, më shoqëro” dhe më kishin kapur të qarat. Qaja me dënesë dhe ajo përpiqej të më qetësonte. “Nuk më ka kërkuar kot aty, po të them!”, i thoja dhe dridhesha e tëra. Greta ishte shumë e qetë, çuditërisht. Shkova aty, ku çfarë të shikoja? Në cepin ku e kisha parë për herë të parë, ishte krijuar një ambient plot me tullumbace, me zemra me lule dhe Davidi po më priste aty bashkë me gjithë shoqërin time dhe të vetën, duke buzëqeshur. M’u afrua duke më shkelur syrin dhe unë i thashë: “Çfarë po ndodh David? Kush e ka ditëlindjen?”. Aty, ai më propozoi për martesë. Nuk di ta përshkruaj me fjalë, por atë lloj lumturie uroj ta provojë çdo femër. Sot jemi të martuar dhe po pres edhe një bebush… Kjo ishte historia ime, e cila nisi si aventurë, por përfundoi bukur. Sigurisht, e di që rasti ynë ishte një në një mijë, por fati kështu e deshi për ne, fatmirësisht. Asgjë në këtë jetë nuk qenka si një recetë…/Intervista/opozita/