Hiqen sigurimet kufitare për mërgimtarë

22.06.2015 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hiqen sigurimet kufitare për mërgimtarë

2015’ta është viti i fundit që diaspora Kosovare do të paguaj miliona euro taksë për të hyrë në Kosovë në emër të sigurimeve kufitare. Pas vendimit për përgjysmim të tarifave të polisave kufitare të sigurimit nga Banka Qendrore e Kosovës, pritet që shumë shpejtë të merret vendimi për heqjen komplet të pagesave për polisa në kufi.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, udhëheqësi i delegacionit kosovarë për sigurimet Kosovë-Serbi, Rrahim Pacolli, i cili është shprehur i bindur se edhe në Kosovë do të filloj të zbatohet Kartoni i Gjelbër.

“Nesër kemi takim me palën serbe dhe jam i bindur që do të arrijmë marrëveshje që Byroja Evropiane të na jap të drejtën për t’a implementuar Kartonin e Gjelbër, qoftë përmes një shteti tjetër qoftë vetë Kosova”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, ekziston gatishmëri edhe te pala serbe për një vendim të tillë.

Por, ky vendim ka gjasë të hasë në rezistencë të fortë tek kompanitë e sigurimeve në Kosovë, nisur nga përvoja e mëhershme me këto polisa.

Pacolli tregon për Gazeten Fjala se edhe për vendimin e fundit për uljen e taksës ka pasur kundërshtim të madh tek kompanitë tjera të sigurimeve, të cilat nuk mund të heqin dorë nga miliona euro përfitime.

Në anën tjeter Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, më datë 18 qershor 2015, mori vendimin për uljen e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë nga 1 korriku i këtij viti.

Ulja e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë do të aplikohet për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike.

Tarifat për kategorinë e “auto veturave”, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë, do të jenë:

  • Zbritje prej 50% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, e cila tani do të kushtojë 15 euro.

  • Zbritje prej 51% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 1 muaj, e cila tani do të kushtojë 20 euro.

  • Zbritje prej 49% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 2 muaj, e cila tani do të kushtojë 35 euro.

Këtë vendim kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e pati vlerësuar si hap të mirë, por që sipas tij nuk është i mjaftueshëm.

Veseli ka thënë se diaspora nuk duhet të paguaj fare këtë taksë. E që më këtë rast ai edhe ka premtuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të krijoj bazë ligjore për lehtësimet në çdo fushë që prek interesin e diasporës.

“Konsiderojmë se edhe pagesa e mbetur 50%, është jodinjitoze kundrejt diasporës dhe vlerësojmë se nuk duhet të paguhet fare. Së shpejti, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të krijoj bazë ligjore për lehtësimet në çdo fushë që prek interesin e diasporës tonë”, ka thënë kreu i Kuvendit të Kosovës.

Polisën e sigurimit të automjeteve e ka kundërshtuar me peticion edhe Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.

Avni Binaku, nënkryetar/zëdhënës i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, ka thënë se mjaftë më kanë paguar mërgimtarët, “mjaftë më është detyruar diaspora në mënyrë të padrejtë dhe diskriminuese të paguajë ketë polisë të sigurimeve të automjeteve”.

“Mjaft më kompanive të sigurimeve dhe Byrosë së Sigurimeve për shfrytëzimin e diasporës, pa asnjë kompensim! Mjaft më Qeverisë, Parlamentit, Komisionit për Buxhet dhe Bankës Qendrore të Kosovës, që nga kjo pagesë e padrejtë luajnë me ndjenjat e mërgimtarëve. Mjaft më shfrytëzimit të diasporës. Mjaft më që diaspora të ndjejë vetën në Kosovë, si në vend të huaj”, është shprehur Binaku. /GazetaFjala/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë