“Hero”, kush është qytetari që dyshohet se vrau autorin e masakrës në Mal të Zi

E publikuar: 13/08/2022 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një masakër e vërtetë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cetinje të Malit të Zi, ndërsa bilanci është 11 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Gjithçka filloi kur Vuk Boriloviq, 34 vjeç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre, Natasha Pajović Martinovic e cila po qëndronte në dritare.

Pasi i vrau, ai thirri babanë e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde dhe timen.

Përpjekjet e shumta të Policisë për të ndaluar masakrën dhe arrestuar autorin, kanë hasur në kundërshtinë e 34-vjeçarit, i cili mësohet të ketë qëlluar me armë edhe në drejtim të forcave të rendit.