Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës

30.04.2021 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me asistentën e Ministres Elma Krasniqi, pritën në takim Ambasadoren e Holandës, Carin Lobbezoo dhe bashkëpunëtoren e saj Venera Ramaj.

Ministrja e falënderoi Ambasadoren për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë, me ç’rast diskutuan më shumë rreth secilës prej tyre.

Procesi i vettingut u cilësua si një ndër hapat më të rëndësishëm në reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërsa Ambasadorja u zotua për të ofruar ndihmë në ekspertizë.

Gjithashtu në këtë takim u adresua edhe nevoja për veprime institucionale kundrejt dhunës në familje.

Një reformim i thellë në drejtësi do nënkuptonte që të trajtohen edhe çështjet e dhunës në familje me një seriozitet të shtuar, qasje kjo që do të zvogëlonte këtë fenomen shqetësues në shoqërinë tonë.

Për këtë u shpreh bindje e plotë që duhet të ketë seriozitet nga policia, prokurorët e deri tek gjyqtarët për ta fuqizuar ligjin dhe zbatimin e tij.

Për Rishikimin Funksional, Ministrja Haxhiu njoftoi që do të takohen me Këshillin Gjyqësor dhe me Këshillin Prokurorial si dhe Akademinë e Drejtësisë për të siguruar që janë të informuar dhe për tu pajtuar me ndryshimet që do të vijnë pas komenteve të cilat do të adresohen.

Ambasadorja u njoftua më shumë edhe rreth votimit të draft-konceptit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Vëmendje e veçantë në këtë takim iu kushtua temës së themelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si nevojë e domosdoshme që Republika e Kosovës ta ketë një institucion të tillë ku adresohen krimet e kryera gjatë luftës së fundit, ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada prej përfundimit të saj.

Në këtë takim Ministrja po ashtu theksoi se me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit adresoi nevojën e nisjen së negociatave për lidhjen e marrëveshjeve për Ndihmë Juridike të Ndërsjellët ne Çështje Penale, për Ekstradim dhe atë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale si dhe nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Konventën e Hagës.

Në një përshëndetje shumë miqësore të dy palët u shprehën të gatshme të takohen që temat e diskutuara të marrin formën dhe drejtimin më të mirë të mundshëm, në realizim të aspiratave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Serbia ‘i fal’ të gjitha autokracitë që nuk e njohin Kosovën 

Serbia ‘i fal’ të gjitha autokracitë që nuk e njohin Kosovën 

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19

​Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive dhe ditëve të festave

​Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive dhe ditëve të festave

Mërgimtari ia hodhi një shishe para oborrit, nervozohet qytetari: A guxon në Zvicër kështu

Mërgimtari ia hodhi një shishe para oborrit, nervozohet qytetari: A guxon në Zvicër kështu

Reagon Bahtiri: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

Reagon Bahtiri: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë

Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë

Këto janë tri marrëveshjet që u nënshkruan nga Rama, Zaev dhe Vuçiq

Këto janë tri marrëveshjet që u nënshkruan nga Rama, Zaev dhe Vuçiq

Valon Syla: Sondazhet janë tendenca për me rrejte që mi mbulu mbi 20 skandale të Qevrisë Kurti

Valon Syla: Sondazhet janë tendenca për me rrejte që mi mbulu mbi 20 skandale të Qevrisë Kurti